Sulm me granatë magazinës në Fushë Krujë

Shqipëria

Sulm me granatë magazinës në Fushë Krujë

Më: 22 janar 2018 Në ora: 15:07
Ilustrim

Një magazinë në Fushë Krujë është sulmuar me granatë gjatë natës.

Policia thotë se "rreth orës 01:00, në Fushë-Krujë kanë hedhur dhe ka shpërthyer një granatë dore , para magazinës së shtetasit B. B. 57 vjeç, banues në Fushë - Krujë".

Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme të vogla materiale, ku është dëmtuar grila gril prej llamarine.

Policia ka shoqëruar disa persona në lidhje me ngjarjen dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale "Kanosja" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat