“26 mijë lekë asistencë, 50 mijë lekë ujë dhe drita”, paradoksi i jetesës në Shqipëri

Shqipëria

“26 mijë lekë asistencë, 50 mijë lekë ujë dhe drita”, paradoksi i jetesës në Shqipëri

Më: 22 janar 2018 Në ora: 15:16
Lulzim Basha dhe Genci Kullolli

Kreu i PD-së, Lulzim Basha teksa po “shëtit” nëpër Shqipëri për tu bërë thirrje qytetarëve të bashkohen në protestën e 27 janarit, sjell edhe realitetin e hidhur.

Ai tregon historinë e një familje në Pogradec, kryefamiljari i papunë dhe ndihmë ekonomike prej 26 mijë lekësh të vjetra.

Pro paradoks është së kësaj familje i duhen edhe njëherë më shumë për të paguar vetëm faturat e ujit dhe dritave.

“Genci Kullolli është një kryefamiljar i papunë nga Pogradeci. Ai më tregoi se merr vetëm 26 mijë lekë të vjetra në muaj si ndihmë ekonomike, kur vetëm fatura e ujit dhe e dritave i shkon 50 mijë në muaj.

Kjo nuk është ndihmë ekonomike por është tallje. Paratë që duhet ti marrin nevojtarët, i merr një grusht miqsh të Kryeministrit!

Në 27janar do të protestojmë kundër varfërisë dhe nëpërkëmbjes! Kundër qeverisë së qejfeve dhe të miqve!

Bashkohu kundër varfërisë dhe padrejtësive!”, shkruan Basha.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat