Sherri me thikë në orën e Informatikës, pezullohen dy nxënësit

Shqipëria

Sherri me thikë në orën e Informatikës, pezullohen dy nxënësit

Më: 22 janar 2018 Në ora: 15:37
Ilustrim

Dy nxënësit e klasës së dhjetë në gjimnazin “Eqrem Çabej” që janë konfliktuar në orën e Informatikës dhe ku  njëri nxori thikën duke qëlluar aksidentalisht shoqen e klasës, janë pezulluar nga shkolla. Ata janë pezulluar deri në përfundim të hetimeve për ngjarjen, shkruan BW. Sherri ka qenë ndërmjet dy nxënësve Xhejms Gjura dhe Franko Rrapi.

Ky sherr ka degjeneruar deri në nxjerrje të thikës. Në konfliktin mes dy nxënësve ndërhyri mësuesja dhe një nxënëse, e cila u plagos. E plagosura J.S mori mjekim dhe tashmë gjendet jashtë rrezikut për jetën. Shkolla pezulloi dy nxënësit deri në përfundim të hetimeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat