Arrestinet në Verri, “Zgjidhja”: Lironi demonstruesit!

Shqipëria

Arrestinet në Verri, “Zgjidhja”: Lironi demonstruesit!

Më: 22 janar 2018 Në ora: 16:01
Arkiv

Tre demonstrues, banorë të fshatit Verri janë dhunuar dhe marrë forcërisht nga policia politike e Rilindjes! Këta janë Bledion Bita, Aleksandë Bita dhe Eridion Janji. Nuk do ketë forcë dhe dhunë e terror shtetëror që të detyrojë popullin të heshtë përpara mafiozëve të plehrave në qeveri! Në se nuk lirohen menjëherë të ndaluarit forcërisht, protesta do të drejtohet në dyert e komisariatit. Dhe atje nuk do jenë vetëm banorët e Verrisë! Do jenë edhe naftëtarët, edhe të papunët, edhe mijëra e mijëra të shtypurit e tjerë në gjithë Myzeqenë, edhe sa e sa mijëra shqiptarë që do të ngrihen e do të solidarizohen dhe do të bashkohen me këtë luftë të drejtë.

ZGJIDHJA do të udhëheqë me vendosmëri luftën e popullit tonë per punë, mirëqenie dhe drejtësi.

#LironiDemonstruesitMenjëherë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat