Një rrëfim ndryshe për vrasjen tragjike në Tiranë, flet për herë të parë miku i ngushtë i Aldos

Shqipëria

Një rrëfim ndryshe për vrasjen tragjike në Tiranë, flet për herë të parë miku i ngushtë i Aldos

Më: 22 janar 2018 Në ora: 16:35
Aldison Beluli dhe Arjela Murati

Të tjerë personazhe flasin për ngjarjen që ka marrë plotësisht vëmendjen e opinionit publik shqiptar, vrasjen tragjike që ndodhi ditën e djeshme në Tiranë, aty ku një 21 vjeçare humbi jetën nga dora e Aldison Belulit, 23 vjeçarit që nuk pranoi refuzimin e disatë të vajzës së re.

Kësaj here për median nuk kanë folur familjarët apo të afërmit e viktimës, por “kahu” tjetër, ai i personave që njohin Aldon, ashtu siç ai njihej nga të gjithë. Njëri nga miqtë e afërt të Aldos ka folur duke treguar se 23 vjeçari prej vitesh tashmë kishte rënë në dashuri me Arjela Muratin.

Një tjetër detaj është fakti se prindërit e Aldisonit nuk dinin asgjë për ndjenjat e të birit, pasi ky i fundit nuk i kishte treguar kurrë, ndryshe nga çfarë kishte ndodhur kohë më parë, kur i riu kishte takuar prindërit e Arielës, për t’i kërkuar atyre dorën e vajzës.

Miku i Aldisoni e përshkruan shokun e tij me këto fjalë, të cilat ai i ka dhënë për gazetën Panorama:

“Unë i njihja familjarisht. E kisha shok Aldon. Ai ishte djalë i qetë dhe nuk i binte njeriu në qafë. E dinim që e donte atë vajzën. Që kur ishin në gjimnaz, Aldo e ngacmonte dhe kish rënë në dashuri me të. E kishte seriozisht, mesa dija unë. Nuk fliste shumë për gjërat e tij, por vajzën e ka dashur qysh në shkollë të mesme”, shprehet ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat