Njoftim i rëndësishëm për ata që janë në proces legalizimi dhe nuk kanë kontratë uji

Shqipëria

Njoftim i rëndësishëm për ata që janë në proces legalizimi dhe nuk kanë kontratë uji

Më: 22 janar 2018 Në ora: 17:30
Ilustrim

Pas nisjes së Reformës së ujit nga qeveria e kryeministrit Edi Rama, një njoftim i rëndësishëm është bërë ditën e sotme nga ALUIZNI.

Siç bëhet e ditur, gjithë qytetarët e Tiranës që kanë objekte në proces legalizimi, do të kënë një lehtësim pasi nuk  do të kenë më nevojë që të paraqiten pranë zyrave të ALUIZNI-t për t’u pajisur me vërtetime për të bërë lidhjen me UKT-në.

Tashmë ky shërbim do të kryhet direkt nga vetë Drejtoria e UKT, sipas marrëveshjes së bërë midis dy institucioneve, ALUIZNI-t dhe UKT. Kjo marrëveshje ka si qëllim formalizimin e bashkëpunimin për shkëmbimin e informacionit në funksion të efektivitetit, reduktimit të kostove administrative dhe ofrimin e shërbimit ndaj qytetarëve.

Drejtorisë së Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë i është siguruar e drejta e hyrjes në bazën e të dhënave të aplikimeve për legalizim të ndërtimit pa leje nëpërmjet portalit “e-Albania”.

Në ditët në vijim, sipas një kalendari, një marrëveshje e tillë që lehtëson punën dhe shkurton sorollatjet e qytetarëve, do të shtrihet edhe në Drejtoritë e tjera të vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat