Inceneratori i plehrave në Fier, Vasili: Qeveria i mashtroi banorët

Shqipëria

Inceneratori i plehrave në Fier, Vasili: Qeveria i mashtroi banorët

Më: 22 janar 2018 Në ora: 18:26
Kreu i grupit parlamentar, Petrit Vasili

Kreu i grupit parlamentar, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me inceneratorin e plehrave në fshatin Verrisë të Fierit.

Në një status në facebook, Vasili shkruan se ko është bënë duke i mashtruar qytetarët madje ai ka risjellë në vëmendje edhe një pjesë fjalimi nga kreu i bashkisë së Fierit Armando Subashi vitin e shkuar. 

Reagimi

Kryeministri mashtroi paturpësisht banoret e Verrise per inceneratorin e plehrave.

Nuk besoj qe ka ndonjë shqiptar, qe e beson më kryeministrin dhe te tijte kur premtojne.

Deviza e kryeministrit eshte: "Mashtrojini njerëzit, boll që t'u merrni votën dhe pastaj me kalimin e viteve cdo gje harrohet dhe vemi i mashtrojmë prape"

Kete gje kane bere me inceneratorin e plehrave ne Verri te Fierit duke i mashtruar banoret e duke i garantuar se kryeministri mashtrues nuk do ta instalonte inceneratorin pa pelqimin e banoreve.

Harruan banoret qe per shëndetin e banoreve, qe rrezikohet seriozisht, kryeministrit nuk i behet vone fare; per ate ka rendesi qe paraja te eci.

Lexojeni vete çfarë shkruante kryetari i bashkisë se Fierit duke gënjyer pa u skuqur e pa u zverdhur fare:

“Sot mora garancinë e plotë nga kryeministri Edi Rama, që pa pëlqimin e banorëve të zonës (Verri, Kallm i Madh, Kallm i Vogël), as që bëhet fjalë të fillojë ndërtimin i impiantit të mbetjeve urbane, pavarësisht procedurave që janë ndjekur nga Ministritë deri tani."

Kjo është Rilindja!

Kjo është Shqipëria që duam!

#ShtetPunëMirëqenie”

-shkruante Subashi në prill të 2017-ës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat