Kirurgu nga Durrësi i shkruan Ramës: Kam mbaruar me rezultate të shkëlqyera, drejtorët e spitaleve ma mbyllin derën në fytyrë

Shqipëria

Kirurgu nga Durrësi i shkruan Ramës: Kam mbaruar me rezultate të shkëlqyera, drejtorët e spitaleve ma mbyllin derën në fytyrë

Më: 23 janar 2018 Në ora: 10:28
Ilustrim

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar edhe sot një arritje, sipas tij, në fushën e shëndetësisë. “Referimi elektronik i pacientëve nga mjeku i familjes tek mjeku specialist ka eleminuar radhët e pritjes, burokracitë”, shkruan ai në facebook.

Por, një kirurg maksilofacial nga Durrësi që nuk ka gjetur zgjidhje asgjëkundi i ka komentuar Kryeministrit në facebook se kërkon të punojë në spitalet publike por drejtorët i mbyllin derën. Remi Likaj, quhet mjeku nga Durrësi që thotë se ka mbaruar me rezultate të shkëlqyera dhe ka brë stazhin e punës jashtë vendit, por prej muajsh rend pas një vendi pune.

Image
Remi Likaj

Për këtë rast vlen ti kujtojmë Kryeministrin shprehjen e tij të famshme “punë ka por s’ka specialistë”.

Ja çfarë shkruan doktori:

Remi Likaj Pershendetje Z.Kryeminister.Jam nje mjek specialist Kirurg Oro Maxillo Facial i diplomuar ne Shqiperi gjithashtu dhe me nje stazh pune te konsiderueshem ne spitalin e Ancones ne Itali.Kam mbi 6 muaj qe kerkoj nje vend pune ne spitalet rajonale dhe bashkiake si Durres ,Etj,por drejtoret e spitaleve ma mbyllin deren ne fytyre.Kam mbaruar me mesatare specializimi ekselente por nuk duan Tja dine asnje nga spitalet per sakrificen qe kam bere dhe mundin tim.Kam dorezuar dosjen time bashke me kurrikulumin ,diplomat e trajnimet brenda dhe jashte shtetit ne ministrine e shendetsise.Por asnje pergjigje konkrete.Zoti Kryeminister une dua te punoj dhe te jap maksimumin tim ne baze te njohurive dhe formimit tim si mjek specialist.Ju lutem me ndihmoni qe te gjej nje vend pune ketu ne spital, ne vendin tim.Kam besim se ju dini ti zgjidhni gjerat ne menyren me te mire te mundshme.Te falemnderit.

Letra e kirurgut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat