Vetting edhe për burgjet shqiptare! Qeveria paralajmëron ndryshime rrënjësore

Shqipëria

Vetting edhe për burgjet shqiptare! Qeveria paralajmëron ndryshime rrënjësore

Më: 23 janar 2018 Në ora: 13:11
Ilustrim

Qeveria e të majtëve pralajmëron ndryshime të mëdha rrënjësore në sistemin penitenciar të vendit.

Në analizën vjetore të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka folur për nevojën e krijimit të një blloku të rinj ligjesh që do të reformojnë sistemin në fjalë. Ligjet janë specifike për rregullimin e mënyrës së rekrutimit, transferimit, shkarkimit apo daljes në pension të punonjësve të burgjeve, të cilët gjithashtu do t’i nënshtrohen një procesi “vettingu”.

“Sipas Ministres së Drejtësisë viti 2018, është viti i reformave të mëdha në sistemin penitenciar. Pas reformës për përzgjedhjen e drejtuesve të rinj të IEVP-ve do të ndryshojë edhe mënyra e rekrutimit të deritanishëm për punonjësit e burgjeve, të cilët do ti nënshtrohen gjithashtu procesit të vettingut.

Duke kërkuar rezultate në punë nga ana e drejtuesve të rinj, Ministrja Gjonaj rinënvizoi edhe njëherë detyrat që ata duhet të përmbushin në periudhën tre mujore të provës, detyra që kanë të bëjnë me sigurinë në burgje, luftën ndaj korrupsionit në stafin e institucioneve, dhe mënyrën e trajtimit të të dënuarve.”- shkruhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.

Ministrja gjithashtu ka paralajmëruar drejtuesit e burgjeve, se në rastet e mosrepektimit të rregullores së përgjithshme të burgjeve, të parët që do të ndëshkohen do të jetë krerët e institucioneve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat