Norma e vdekshmërisë, Shqipëria del nga zona e rrezikshme

Shqipëria

Norma e vdekshmërisë, Shqipëria del nga zona e rrezikshme

Më: 23 janar 2018 Në ora: 13:14
Ilustrim

Shqipëria, vitin e shkuar, normën e vdekshmërisë e ka pasur 6.8 vdekje/1000 banorë.

Sipas të dhënave më të fundit të ofruara nga World Fact Book, ka normën më të ulët në rajon.

Ndërsa krahasuar me normën mesatare botërore për 2017, e cila ishte 7.8 vdekje/1000 njerëz, e ka më të ulët.

Sipas hartës së ofruar nga ky studim, Shqipëria bën pjesë në zonën jeshile, mesatare, e cila konsiderohet jo problematike. 

Sipas të dhënave, normën më të lartë të vdekshmërisë në rajon e ka Serbia, me 13.6 / 1000 banorë, ndjek Bosnja dhe Hercegovina me 10 / 1000 banorë, më pas Maqedonia 9.7 dhe Mali i Zi 9.2.

Shkalla e vdekjeve, sipas studimit, është jo vetëm një tregues i përafërt i situatës së vdekshmërisë në një vend, por nga ana tjetër, tregon me saktësi ndikimin aktual të vdekshmërisë në rritjen e popullsisë.

Ky tregues ndikohet në mënyrë të ndjeshme nga shpërndarja e moshës dhe shumica e vendeve në botë kanë treguar një rritje të normës së përgjithshme të vdekjeve.

 Kjo ndodh kryesisht nga rënia e normës së fertilitetit si dhe plakjes së shpejtë të popullsisë./ pavarësisht rënies së vazhdueshme të vdekshmërisë në të gjitha moshat, pasi rënia e rezultateve të pjellorisë në një popullsi të plakur.

Sipas INSTAT, për vendin tonë, numri i vdekjeve për tremujorin e tretë 2017 rezulton 4.853, duke shënuar një rritje prej 3,7 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2016. Gjatë tremujorit të tretë 2017, numri i lindjeve tejkaloi me 2.350 numrin e vdekjeve. Por, gjithsesi shtesa natyrore e popullsisë, për tremujorin e tretë 2017, pasqyron një rënie me 46,7 %, në krahasim me tremujorin e tretë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat