Tokë e bekuar nga natyra dhe e harruar nga qeveria, kushtet ku jetojnë këta shqiptarë janë...

Shqipëria

Tokë e bekuar nga natyra dhe e harruar nga qeveria, kushtet ku jetojnë këta shqiptarë janë...

Më: 23 janar 2018 Në ora: 13:20
Krasta

Krasta është një zonë e largët e Dibrës, por gjithashtu një vend i pasur me krom, metalin që e kërkojnë kudo në glob.

Fatmirësisht në Shqipëri, natyra i ka dhënë vendin një pasuri të cilësisë së parë, ashtu siç është kromi, por është qeveria dhe shteti shqiptar, ai që ka harruar plotësisht se në këto zona ka frymë.

Disa foto të postuar nga JOQ prej një denoncuesi, tregojnë dhe dimensionin e harresës së shtetit. Këto pamje tregojnë kushtet e mjerueshme ku jetojnë rreth 12 familje. Pallati duke sikur ka përballuar bombardimet e Luftës së Dytë Botërore, e sërish, aty ka njerëz që marrin frymë, por “nuk dëgjohen” nga qeveria.

Qytetari Arben Dervishi ka shkruar për JOQ.al:

Janë foto nga pallatet e banimit ne krahinën Martanesh , në qytezën Krastë.

Në këtë krahinë janë mbi 100 biznese kromi që paguajnë taksa në shtet dhe shteti nuk e din a ekziston kjo krahinë fare, e jo më të bëjë një investim në mirëmbajtjen e pallateve të banimit. Përfundimisht jemi akoma në epokën e gurit.

Në këtë pallat ka banorë në katin e tretë, por gjithsej në këto kushte jetojnë rreth 12 familje".

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat