Rama me peshkatarët, rindërtim të markatës së peshkut në port

Shqipëria

Rama me peshkatarët, rindërtim të markatës së peshkut në port

Më: 23 janar 2018 Në ora: 13:23
Ilustrim

Kryeministri Edi Rama është takuar në Durrës me peshkatarë nga Shkodra, Saranda, Lezha dhe Vlora për kthimin e portit në një port të mirëfilltë për peshkatarët.Së shpejti, me financimin e qeverisë do të nisë investimi për rindërtimin e markatës moderne së peshkut në port, do të financohet ndërrimi i motorëve dhe frigoriferëve të anijeve të peshkimit; do të subvencionohet me 20 lekë për kg peshku kaltër (sardele, açuge), duke ndikuar në rritjen e mëtejshme të eksportit.

“Në tre vite, falë heqjes së akcizës së naftës për anijet e peshkimit, heqjes së TVSH për materialet e bordit, luftës kundër informalitetit në sektor, peshkimi ka njohur një bum të paparë zhvillimi, me rritje eksportesh nga 15 milionë euro në vit në 82 milionë euro vitin e fundit”, shkruan Rama në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat