Vasili: Kandidatët për KLP dhe KLGJ pa integritet moral dhe ligjor, të nisin hetimet ndaj ...

Shqipëria

Vasili: Kandidatët për KLP dhe KLGJ pa integritet moral dhe ligjor, të nisin hetimet ndaj ...

Më: 23 janar 2018 Në ora: 16:35
Petrit Vasili

Grupi Parlamentar i LSI-së e ka cilësuar si atentatin më të rëndë që i është bërë reformës në drejtësi përzgjedhjen e kandidatëve një ditë më parë nga Komisioni ad-hoc për anëtarët e KLP dhe KLGJ.

Petrit Vasili përmes një konference për mediat tha se lista e kandidatëve që u paraqit për të përzgjedhur anëtarët e KLP dhe KLGJ është e manipuluar dhe e përbërë nga emra që nuk plotësojnë kriteret ligjore dhe morale.

Vasili tha se ajo që ndodhi dje në Komisionin ad-hoc jo vetëm ka dëmtuar rëndë legjitimitetin dhe besueshmërinë e proçesit, por  ka goditur edhe proçesin e integrimit europian, pasi reforma në drejtësi dhe zbatimi i saj ishin dhe mbeten kushti kryesor.

“Është konstatuar po kështu që ONM ka dhënë qartësisht opinionet e tij në mënyrë të pavarur dhe me integritet, opinione që janë refuzuar dhe rrëzuar nga mazhoranca, e cila po bën e vetme betejën për të kapur drejtësinë, dhe kandidatët e skualifikuar nga ONM u përzgjodhën nga mazhoranca, përmes një proçesi thellësisht të manipuluar, duke fshehur të  dhënat  për kandidatët. Kjo ka bërë që sot persona pa integritet moral të jenë  në sallën e Kuvendit dhe të votimin për anëtarë të KLP dhe KLGJ”, tha Vasili.

Gjithashtu, kreu i grupit parlamentar të LSI-së kërkoi nga prokuroria që të nisë hetimet ndaj Genci Gjonçaj, Sekretar i Përgjithshëm i Kuvendit të Shqipërisë, pasi ka shpërdoruar detyrën, duke fshehur rekordet kriminale të kandidatëve dhe duke manipuluar thellësisht proçesin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat