Dokumenti që arrestoi Emiljano Shullazin dhe lidhjet me Lulëzim Berishën

Shqipëria

Dokumenti që arrestoi Emiljano Shullazin dhe lidhjet me Lulëzim Berishën

Më: 23 janar 2018 Në ora: 16:39
Emiljano Shullazin dhe Lulëzim Berishën

Një shkresë e prokurorisë mbi një referim të policisë në shkurt të vitit 2016, zbulon të tjera fakte lidhur me lidhjet e Emiljano Shullazit dhe Lulëzim Berishës.

Në këtë kohë që policia dhe prokuroria hetonin, Lulëzim Berisha ka qenë në burg.

Prokuroria ka depozituar sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda 19 faqe prova shkresore, ndërsa sipas organit të akuzës, hetimi ka nisur për 2 grupe.

Në shkurt 2016, policia i ka çuar informacion Prokurorisë për veprimtarinë kriminale të Emiljano Shullazit, Lulëzim Berishës, Gilmando Danin, Blerim Shullazin, Endri Qyqjan dhe Endri Zelën.

I përfshirë në veprimtari kriminale sipas prokurorisë rezulton edhe Plarent Dervishaj. Pikërisht pas kësaj shkrese të policisë u arrestua në vitin 2016 Emiljano Shullazi.

Të gjitha këto kanë dalë në seancën gjyqësore të kësaj të marte në ngarkim të Emiljano Shullazit dhe bashkëpunëtorëve të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat