Marrëveshja me Greqinë, reagon komuniteti çam: Të trajtohet gjenocidi kundër nesh

Shqipëria

Marrëveshja me Greqinë, reagon komuniteti çam: Të trajtohet gjenocidi kundër nesh

Më: 23 janar 2018 Në ora: 17:54
Pamje nga protesta

Sot pasdite përpara Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë janë mbledhur qytetarë nga komuniteti çam, të organizuar ndër të tjera në shoqatën “Çamëria”, ata që kanë protestuar në lidhje me marrëveshjen e shtetit shqiptar me atë grek.

Shoqata “Çamëria” veçanërisht ka ngritur zërin, duke u shprehur se Shqipëria është duke nderuar ushtarët grekë që kanë rënë në Shqipëri, kurse Greqia nga ana tjetër nuk ka njohur dhe nuk po njeh gjenocidin e ushtruar kundrejt popullatës çame në shtetin helen. I pranishëm në protestë ka qenë edhe kryetari i PDIU Shpëtim Idrizi.

Nisja e gërmimeve për ushtarët grekë në Tepelenë po zë një vend në mediat e huaja. AFP nënvizon se Ministria e Jashtme greke po e quan këtë një moment historik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat