Samiti i Davos, SHBA rikthehet pas 18 vitesh, merr pjesë dhe Rama

Shqipëria

Samiti i Davos, SHBA rikthehet pas 18 vitesh, merr pjesë dhe Rama

Më: 23 janar 2018 Në ora: 22:08
Edi Rama

Këtë të hënë në Davos të Zvicrës, qytet i pushtuar nga dëbora ka çelur punimet Forumi Ekonomik Global DAVOS 2018. Punimet e samiti pritet të zgjasin deri në 26 janar. Në këtë event merr pjesë elita e administratorëve të kompanive më të rëndësishme në nivel global së bashku me politikanët më të fuqishëm botëror mes të cilëve Presidenti Amerikan Donald Trump, i cili ka konfirmuar zyrtarisht pjesëmarrjen.

Bill Clinton ishte presidenti i fundit amerikan që ishte i pranishëm në Davos në vitin 2000. Të tjerë liderë botërore pjesëmarrës në samit do të jenë Presidenti Francez, Manuel Macron, Kancelarja Gjermane, Angela Merkel, kryeministri izraelit Netanjahu, kryeministrja britanike, Tereza May, ai kanadez Justin Trudeau, ndërsa Shqipërinë e përfaqëson kreu i qeverisë Edi Rama.

Ky i fundit pritet të përfitojë nga rasti për një bashkëbisedim me kryeministrin grek, Tsipras ku sic pohoi në studion e emisionit “5 pyetje nga Babaramo “ në Report tv do diskutoje nga heqja e ligjit të luftës deri tek të gjitha çështjet që konsiderohen sit ë nxehta mes dy vendeve.

Tema e forumit këtë vit është menduar të jetë “Përgjegjësia e Lidershipit” duke përqendruar diskutimet tek rëndësia që ka secili prej liderëve në zhvillimin dhe ekonominë e vendit të tij. Në hapjen e Forumit, Fondi Monetar prezantoi raportin e tij të fundit në të cilin tregon parashikimin e rritjes së ekonomisë botërore në 3.9% për këtë vit dhe për 2019, shkalla më e lartë që nga viti 2011.

Të përjashtuarit nga samiti vuajnë ,ata ngushëllohen duke menduar se ajo që planifikohet çdo vit në Davos nuk ndodh, përkundrazi, gjërat gjithmonë shkojnë në të kundërtën. Ironia këtë vit është për George Soros, financier amerikan me origjinë hungareze, i cili vitin e kaluar parashikoi një 2017 të zezë për bursat. Përkundrazi, Forumi hapet me Wall Street në lartësitë historike dhe bursën e Tokios në nivelet më të larta të 26 viteve të fundit.

Sipas indeksit të bursave (MSCI) për vendet më të zhvilluara, është shënuar një rritje pozitive e njëpasnjëshme. Edhe politika e stuhishme amerikane arriti të gjejë një marrëveshjen mbrëmë mes të senatorëve republikanëve dhe atyre demokratëve për rihapjen e qeverisë amerikane.

Janë pothuajse tre metra botë që kanë mbuluar Davosin këto ditë të punimeve ndërsa masat e sigurisë janë maksimale. dhe masa të shumta sigurie, ku më shumë se 5000 ushtarë janë vendosur në pikat kyçe të qytetit, ndërkohë që snajperët me maskim të bardhë janë vendosur mbi çatitë e vendpushimeve të skive e hoteleve, ku është duke u zhvilluar kongresi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat