Në vend të librave thikë dhe çelës anglez, 15-vjeçari nga Tirana habit policinë

Shqipëria

Në vend të librave thikë dhe çelës anglez, 15-vjeçari nga Tirana habit policinë

Më: 24 janar 2018 Në ora: 17:45
Ilustrim

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur vetëm pak ditë më parë në një shkollë në Tiranë, ku një gjimnaziste u plagos me thikë pas ndërhyri për të ndarë një sherr mes shokëve të klasës, policia bën me dije se një tjetër nxënës është kapur me thikë në klasë.

Bëhet fjalë për një 15-vjeçar nga Tirana me iniciale K.Ç, ku në çantën e shkollës i është gjetur një thikë dhe një çelës anglez.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në një shkollë fillore në kryeqytet, ndërsa ndaj të riut policia ka referuar materialet në prokurori.

Ende nuk dihen arsyet se pse 15-vjeçari kishte marrë me vete thikë dhe çelësin anglez, por duket se rastet kur nxënësit shkojnë në shkollë të armatosur me armë të ftohta po përsëriten gjithnjë dhe më shumë.

Njoftimi i plotë:

Më datë 23.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen K.Ç, vjeç 15, banuese në Tiranë, nxënëse në një shkollë 9-vjeçare pasi dyshohet se në ambientet e shkollës, në çantën e shkollës ju gjet një thikë dhe një çelës anglez. Neni 279 i Kodit Penal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat