Belgjika mbështet aspiratën evropiane të Shqipërisë

Shqipëria

Belgjika mbështet aspiratën evropiane të Shqipërisë

Më: 24 janar 2018 Në ora: 18:55
Pamje nga takimi

Këtë e konfirmoi të mërkurën, kryeministri belg, Charles Michel, gjatë një takimi me kryeministrin Edi Rama, i cili po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.

Në fokus të takimit mes kryeministrit Rama dhe homologut belg, Michel, ishin marrëdhëniet mes dy vendeve.

Kryeministri Rama nënvizoi vullnetin e qeverisë për të hapur negociatat për anëtarësim të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, ndërkohë që e njohu kryeministrin belg me hapat e ndërmarra në përmbushje të prioriteteve kyçe, e në veçanti me ecurinë e reformës në drejtësi dhe Vettingun.

Kryeministri Michel përgëzoi kreun e qeverisë shqiptare për arritjet dhe rezultatin në zgjedhje dhe ofroi mbështetjen e vendit të tij për aspiratën evropiane të Shqipërisë.

Ndërkohë përmes rrjetit social Facebook, kryeministri Edi Rama e cilësoi “një bashkëbisedim shumë inkurajues”, takimin me kryeministrin belg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat