Ambasada e SHBA në Tiranë ka një njoftim për aplikuesit e vizave

Shqipëria

Ambasada e SHBA në Tiranë ka një njoftim për aplikuesit e vizave

Më: 25 janar 2018 Në ora: 15:20
Ambasada e SHBA-ve në Tiranë

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka postuar sërish një njoftim për qytetarët shqiptarë, të cilët jo pak herë kanë rënë pre e mashtrimeve dhe faqeve të dyshimta që premtojnë t’i pajisin me dokumenta apo viza amerikane.

Përmes rrjetit social, Ambasada e SHBA-ve ka një njoftim për qytetarët, duke i kërkuar që të jenë të kujdesshëm kur aplikojnë për vizë në Amerikë dhe të mos bien pre e mashtruesve.

Për më tepër lexoni postimin e Ambasadës:

 “Rregullisht, ne kontaktohemi nga individë që kanë qenë viktima të mashtrimit të vizave. Mashtrimet zakonisht përfshijnë faqe interneti të rreme, adresa emaili dhe kërkesa për tarifa shtesë që duhet të paguhen për të marrë një vizë. Edukoni veten në mënyrë që të mos bëheni viktimë e një mashtrimi! #PyetAnen”

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat