Protesta e qytetarëve, Basha: E keqja nuk ikën po s’u luftua, bashkë kundër Ramës dhe bandave të tij

Shqipëria

Protesta e qytetarëve, Basha: E keqja nuk ikën po s’u luftua, bashkë kundër Ramës dhe bandave të tij

Më: 27 janar 2018 Në ora: 07:38
Pamje nga protesta në Shqipëri

(E plotësuar) - Gjatë fjalës së tij në protestë, kreu i PD-së, Lulzim Basha u shpreh se sot është marrë vendimi për të rrëzuar Edi Ramën dhe bandat e tij.

"Zonja dhe zotërinj vëllezër dhe motra mirë se keni ardhur në këtë plebishit madhështor, për të shpallur vendimin e gjykatës popullore për Edi Ramën dhe bandat e tij në pushtet.

Kështu e përshkroi Migjeni zgjimin e një populli për të parë dramën e tij.

Një vit më parë, mijëra e mijëra shqiptarë u mblodhëm në këtë shesh për të ndalur të keqen.

Mijëra të tjerë na panë nga larg, duke shpresuar se e keqja nuk ishte e vërtetë.

Sot, ne që jemi këtu shumë më shumë se me 18 shkurt por edhe ata që qëndruan larg, e shohim qartë se e keqja është e vërtetë!

E keqja nuk ikën po nuk u luftua.

Image

E keqja nuk ikën po nuk u bashkuam të gjithë kundër saj", tha Basha.

Sipas kreut të PD-së ky është një plebishit popullor nga më madhështorët që ka njohur historia e demokracisë.

"Mirë se keni ardhur zonja dhe zotërinj në këtë orë të madhe dhe vendimtare të bashkimit popullor kundër së keqes.

Mirë se keni ardhur në këtë shesh të historisë dhe së ardhmes, burra dhe gra, të rinj dhe të reja, studentë dhe pedagogë, profesionistë, intelektualë dhe të papunë, të përndjekur dhe pronarë, fermerë dhe sipërmarrës, naftëtarë, minatorë, ambientalistë, prindër dhe fëmijë, nga Jugu në Veri, anembanë Shqipërisë!

bashkuar sot për motive të ndryshme, por me një qëllim: 

Për të refuzuar qeverinë e paligjshme të Edi Ramës!

Për të shpallur solemnisht  se nuk e pranojmë më këtë bandë që i shërben vetëm interesat plackitëse të një grushti njerëzish të pasuruar duke vjedhur shqiptarët dhe duke e shndërruar vendin në çerdhe të krimit të organizuar dhe drogës.  

Cdo e keqe, nga varfëria tek falimentimi, nga pasiguria tek depresioni, nga papunësia tek eksodi, nga taksat e larta tek çmimet e papërballueshme, nga shpërfillja tek arroganca, të gjitha, burojnë nga një e keqe e madhe: zgjedhjet e blera, qeveria e paligjshme. Qeveria e paligjshme e votave të blera, shkel dhe dhunon të drejtat dhe liritë e njerëzve të thjeshtë sepse nuk ndjen asnjë përgjegjësi për ta.

Sa më shumë ta lemë, aq më keq do të jetë për vendin, për të gjithë shqiptarët.

Ndaj sot, në emrin tuaj, në emër të gjithë shqiptarëve që na mbështesin në këtë shesh dhe kudo ku janë, në emër të opozitës, kërkoj largimin e qeverisë së paligjshme, krijimin e qeverisë antimafia që do të luftojë krimin, do të çojë përpara reformën në drejtësi sipas Kushtetutës dhe do të përgatisë zgjedhjet e lira e të ndershme.

Kjo kërkesë, ky akt solemn, është vendimi popullor i kësaj proteste.  Ju burra dhe gra, të rinj dhe të reja, të moshura, nëna e baballarë, deshmoni këtu me praninë tuaj fundin fundin e raporteve politike të deformuara politike me farsën kriminale të 25 qershorit", theksoi Basha.

Image

Berisha: E gjithë Shqipëria në shesh, protestë madhështore

Duke bërë publike foto nga protesta, ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar si madhështore protestën e sotme.

‘Proteste madheshtore! E gjithe Shqiperia ne shesh! Sb’, shkruan ish-kryeministri Sali Berisha në Facebook.

Socialisti i zhgënjyer nga Rama: Ke veshur krimin me pushtet

Agim Kaca, aktivist i njohur i Partisë Socialiste, ka marrë fjalën në mitingun e opozitës.

Kaca tha se qeverisja e Ramës e përfaqësuar nga banda e Rilindjes si burim force ka krimin, drogën, vjedhjen.

“Por të gjitha këto e bëjnë Ramën të lig dhe të dobët. Si qytetar i zakonshëm i bëj një pyetje Edi Ramës: a është e vërtetë që ke veshur krimin me pushtet? A është e vërtetë që ushtron dhunë në administratë?

A është e vërtetë që ke futur në Kuvend kriminelët? Shqipëria ka nevojë për reformë në drejtësi, por jo të gjitha gjykatat janë të korruptuara në Shqipëri. Është një gjykatë, që nuk mund ta frikësojë askush, është një gjykatë që nuk mund ta korruptojë askush, është populli shqiptar”, tha Kaca.

Në vijim ai tha se poshtërsitë e Edi Ramës nuk mund ta pastrojë askush.

“I bëj thirrje Lulzim Bashës të pastrojë nga Rilindja aparatin e Kryeministrisë dhe qeverisë”, tha ai.

Image

Spaho: Të rrëzojmë shtetin e sigurimsave

Ashtu siç ishte parashikuar në orën 12:00 nisi edhe protesta e organizuar nga opozita shqiptare.

I pari që mbajti fjalën ishte nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho.

Ndër të tjera ai theksoi se ka ardhur koha që narkoshteti të marrë fund.

“Jemi këtu për të shprehur revoltën e mijëra bizneseve të vogla të cilët kërcënohen nga falimentimi përmes futjes së tyre në skemën e TVSH-së. Rama vetëm një alternativë ofron, arratisjen nga Shqipëria.

Ne duam barazi dhe drejtësi para ligjit, por nuk mund të ketë të tilla gjëra kur në krye të drejtësisë zgjidhen kriminelë për të mbrojtur Edi Ramën. Ne jemi këtu për të mbrojtur të drejtat tonë. I themi Edi Ramës që të largohet sa më parë, të largohet sa nuk është vonë”, tha Spaho.

Mes qytetarëve që protestojnë janë edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha, ish- kryeministri Sali Berisha dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Fatmir Mediu: Ne jemi këtu për të refuzuar këtë të keqe që ka zaptuar vendin. Ka vetëm një rrugë që e keqtriumfojë, ne të ulim kokën. Por a mund ta ulim kokën ne përballë përgjegjësisë që kemi për fëmijët tanë, për familjen tonë, për kobmin tonë? Ne duhet të mbajmë kokën lart, të çohemi dhe ta hedhim poshtë këtë të keqe që ka zaptuar vendin.

Sot ne i bëjmë thirrje rinisë shqiptare që ta ndryshojnë vendin ashtu siç ndodhi 27 vite më parë.

Dashamir Shehu: Të nderuar qytetarët të Tiranës e të gjithë Shqipërisë, sot jemi më shumë se kurrë, ne nuk jemi të rënë nga qielli, por këta që kanë ardhur në pushtet janë më të këqinjtë. Jemi këtu për të dënuar dhunën dhe arrogancën e këtyre pushtetarëve. Jemi këtu për t’i thënë shqiptarëve, por edhe të gjithë botës, që komuniteti më i madh këtu jemi ne, jemi më shumë ne që protestojmë, ne të pakënaqurit dhe jemi më shumë ne që do të rezistojmë ndaj kësaj dhune.

Të gjithë këta njerëz nuk i mblodhëm ne, por pakënaqësia e madhe, i ka mbledhur goditja, rritja e TVSH-së, ai doktori që duhej të ishte falas...jemi mbledhur këtu sepse cdo familje ka një fëmijë, një vëlla, një motër, që bëjnë valixhen gati çdo muaj! Shqipëria ka qenë edhe pa bukë, dhe nuk ka ikur. Shqipëria po ikën sepse jo se i ka ikur buka, por sepse i ka vdekur shpresa.

Image

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi niset nga selia e LSI-së për t’iu bashkuar kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha në hyrje të bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Kryemadhi tha se sot shqiptarët tregojnë se janë këtu për të rrëzuar Edi Ramën dhe jo për tu larguar nga Shqipëria.

“Sado të mundohet t’i blejë ata sot, kjo pjesëmarrje e jashtëzakonshme e të rinjve dhe të rejave tregon të kundërtën. Shikoj që njerëzit janë entuziast, mesa duket një fije shprese lind në shpirtin e tyre dhe pse të varfër ekonomikisht, po ata nuk janë të varfër shpirtërisht, një sinjal i jashtëzakonshëm për rininë shqiptare që të mos largohen nga Shqipëria po të qëndrojnë këtu të rrëzojnë Edi Ramën”, tha Kryemadhi për mediat.

E pyetur për simbolikën e çizmes, ajo tha se ajo nuk ësht ëpër shqiptarët, por për atë që ka mbetur vetëm, referuar kryeministrin Rama.

“Çizmja nuk është për shqiptarët, për ata që kanë pushtuar të ardhmen e rinisë shqiptare. Çizmja është për atë që ka mbetur vetëm. Tepsinë donte, e mori e ka të gjithë vetë, duke bërë një gjest që s’ia ka bërë asnjëri Shqipërisë. I ka mbytur çdo shpresë. Kjo protestë tregon se shqiptarët janë këtu”, tha ajo.

Nis protesta, Basha, Kryemadhi dhe Berisha mes qytetarëve, Spaho: Të rrëzojmë shtetin e sigurimsave

Ashtu siç ishte parashikuar në orën 12:00 nisi edhe protesta e organizuar nga opozita shqiptare.

I pari që mbajti fjalën ishte nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho.

Ndër të tjera ai theksoi se ka ardhur koha që narkoshteti të marrë fund.

“Jemi këtu për të shprehur revoltën e mijëra bizneseve të vogla të cilët kërcënohen nga falimentimi përmes futjes së tyre në skemën e TVSH-së. Rama vetëm një alternativë ofron, arratisjen nga Shqipëria.

Ne duam barazi dhe drejtësi para ligjit, por nuk mund të ketë të tilla gjëra kur në krye të drejtësisë zgjidhen kriminelë për të mbrojtur Edi Ramën. Ne jemi këtu për të mbrojtur të drejtat tonë. I themi Edi Ramës që të largohet sa më parë, të largohet sa nuk është vonë”, tha Spaho.

Mes qytetarëve që protestojnë janë edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha, ish- kryeministri Sali Berisha dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

***

Pas daljes së dy liderëve të opozitës nga selitë përkatëse të partive, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi ka nisur protesta e opozitës së bashkuara para kryeministrisë.

Pranë tyre ka mbërritur dhe ish kryeministri Sali Berisha. “De Facto, moralisht, qeveria ka rënë, ri në këmbë si skelet i një humbësire për t’u hedhur në Lanë më vonë”, tha Berisha.

Menjëherë pas himnit kombëtar nisën dhe fjalimet sipas programit të parashikuar. Teksa dy liderët Basha dhe Kryemadhi do të flasin në fund.

Mediu: Simbol i Rilindjes është varfëria

Kreu i PR-së, Fatmir Mediu tha në fjalën e tij në protestë se Europën e duam në Shqipërinë e njerëzve të lirë.

“Jemi këtu t’i kthejmë përgjigje dhe atyre që na thonë nuk duhet të protestoni. Europën e duam në Shqipëri, të njerëzve të lirë, të një Europë që garantojn një zhvillim ekonommik. Së bashku luftuam për vite me radhë, e bëmë Shqipërinë vend anëtar të NATO-s, hapëm rrugën evropaine, ndërtuam ekonomi të qëndrueshme, kurse sot kemi mbyllur çdo rrugë të së ardhmes tonë”, tha ai.

***

Mijëra mbështetës të opozitës kanë nisur marshimin në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për tu mbledhur para godinës së Kryeministrisë ku është vendosur edhe podiumi nga ku do të mbahen fjalimet.

Pankarta kryesore në këtë protestë të opozitës është ajo me mbishkrimin: “Shqipëria drejt Europës, pa mafia qeverinë”.

Image

Kjo është edhe motoja kryesore e protestës, ndërsa opozita ka kërkuar krijimin e një qeverie anti-mafia për të luftuar krimin, drogën, trafiqet dhe për të garantuar zgjedhje të lira. Kjo është protesta e parë e opozitës që pas zgjedhjeve të 25 qershorit, të cilat jo vetëm sipas opozitës por edhe raporteve ndërkombëtare, u ndikuan nga paratë e krimit dhe kanabisit, në blerjen e votës. 

***

Teksa njerëzit kanë nisur të grumbullohen për protestën e mesditës në Tiranë, disa të rinj të PD-së kanë përdorur një instalacion si kurorë mbretërore.

Kurora është me diametër 2 metra, dhe në krye të saj është portreti i kryeministri Rama. Sipas të rinjve demokratë, kurora është simbol i asaj që Edi Rama ndërtoi në këto 5 vjet në Shqipëri, Mbretërinë e Krimit dhe të Drogës.

Në kurorë janë vendosur portretet e Saimir Tahirit, Moisi Habilajt, Emiljano Shullazit, Lul Berishës, Kelment Balilit. Në krye të saj një gjethe hashashi.

Për të mbrojtur këta dhe nëpërmjet tyre pushtetin e vet, Rama ka nisur marrjen e drejtësisë nën kontroll. Disa prej tyre kane dalë nga burgu, të tjerë nuk kapen nga policia edhe pse u dihet vendndodhja dhe për pjesën tjetër po dështohen hetimet”,thonë të rinjtë e PD-së.

Image

Një përplasje ka ndodhur këtë të shtunë në sheshin “Skënderbej”, duke regjistruar kështu dhe konfliktin e parë mes policisë e protestuesve.

Pavarësisht se nuk ka patur konflikt apo fërkime fizike, kanë qenë disa efekvitë të policisë bashkiake të cilët kanë ndërhyrë duke hequr dhe simbolin e parë të protestës, i cili është kryer nga ana e opozitarëve të Partisë Demokratike.

PD kishte shpërfaqur në shesh një poster të madh të Ardit Gjoklajt, 17 vjeçari i cili humbi jetën vitin e kaluar në mënyrë të mistershme në landfillin e plehrave në Sharrë.

Një debat ka patur mes policisë bashkiake dhe Elona Meços, përfaqësueses së marrëdhënieve me publikun në PD. Meço ka pyetur efektivët se çfarë ligji janë duke shkelur ndërsa përgjigja e efektivit të policisë bashkiake i tha se mund të drejtohej në bashki për më shumë informacion apo ankimime.

Fotografia e të riut është stampuar në një sipërfaqe 100 metra katrorë me mbishkrimin 

“Drejtësi për Ardit Gjoklaj”.

“Arditi ishte një 17 vjeçar që punonte ilegalisht dhe pa sigurime shoqërore në landfillin e plehrave në Sharrë. Ai ishte një biznes i përbashkët i një firme private me Bashkinë e Tiranës, që u promovua nga Erion Veliaj si burim punësimi i sigurt.
Bashkia dhe firma e fshehën vrasjen aksidentale të Arditit për te fshehur përgjegjësinë penale dhe morale për vdekjen e Arditit, që punonte në landfill për të siguruar paratë për librat e shkollës. Deri tani nuk ka asnjë përgjegjës, sepse Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka ndërhyrë për mbylljen e dosjes së vrasjes së të riut Gjoklaj nga mafia e plehrave!”, bën me dije PD.

Protestuesit drejt Tiranës, në makina mbajnë targën e famshme të Audit të Tahirit...

Një përplasje ka ndodhur këtë të shtunë në sheshin “Skënderbej”, duke regjistruar kështu dhe konfliktin e parë mes policisë e protestuesve.

Pavarësisht se nuk ka patur konflikt apo fërkime fizike, kanë qenë disa efekvitë të policisë bashkiake të cilët kanë ndërhyrë duke hequr dhe simbolin e parë të protestës, i cili është kryer nga ana e opozitarëve të Partisë Demokratike.

PD kishte shpërfaqur në shesh një poster të madh të Ardit Gjoklajt, 17 vjeçari i cili humbi jetën vitin e kaluar në mënyrë të mistershme në landfillin e plehrave në Sharrë.

Një debat ka patur mes policisë bashkiake dhe Elona Meços, përfaqësueses së marrëdhënieve me publikun në PD. Meço ka pyetur efektivët se çfarë ligji janë duke shkelur ndërsa përgjigja e efektivit të policisë bashkiake i tha se mund të drejtohej në bashki për më shumë informacion apo ankimime.

Fotografia e të riut është stampuar në një sipërfaqe 100 metra katrorë me mbishkrimin 

“Drejtësi për Ardit Gjoklaj”.

“Arditi ishte një 17 vjeçar që punonte ilegalisht dhe pa sigurime shoqërore në landfillin e plehrave në Sharrë. Ai ishte një biznes i përbashkët i një firme private me Bashkinë e Tiranës, që u promovua nga Erion Veliaj si burim punësimi i sigurt.
Bashkia dhe firma e fshehën vrasjen aksidentale të Arditit për te fshehur përgjegjësinë penale dhe morale për vdekjen e Arditit, që punonte në landfill për të siguruar paratë për librat e shkollës. Deri tani nuk ka asnjë përgjegjës, sepse Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka ndërhyrë për mbylljen e dosjes së vrasjes së të riut Gjoklaj nga mafia e plehrave!”, bën me dije PD.

Image

***

Disa mijëra protestues janë nisur nga rrethe në drejtim të Tiranës në orët e para të mëngjesit të sotëm, për të marrë pjesë në protestën e thirrur nga opozita kundër qeverisë Rama.

Një e veçantë në këtë organizim të nisjes së protestuesve është se automjetet që udhëtojnë drejt Tiranës mbajnë targën e Audit te ‘famshem’, AA 003 GB, që ish ministri i Brendshem, Saimir Tahiri u shiti Habilajve.

Makina pronë e Tahirit, iu shit Habilajve, kushërinj të tij, që sot përballen me drejtësinë për trafikun e drogës. Tahiri deklaroi se nuk kishte lidhje me ta, por nga përgjimet e anti-mafias italiane hidhen dyshime se ai është i implikuar, madje së fundmi është publikuar edhe një foto e ish-ministrit të Brendshëm me një prej pjesëtarëve të Habilajve.

Protestuesit e mbajnë targën AA 003 GB me mbishkrimet “narkoshteti” dhe “të paprekshëm” për të treguar se kanabizimi i Shqipërisë ishte projekt politik i Edi Ramës, i cili vazhdon të jetë përfituesi kryesor i trafikut ndërkombëtar të drogës dhe mbrojtësi i tyre nga drejtësia.

Përdorimi i makinës së Ministrit të Brendshëm me targën AA 003 GB nga banda e Habiljave u denoncua nga oficeri Dritan Zagani në tetor 2015.

Image

Sot protesta/ Lulzim Basha: Jo dhunë

Opozita shqiptare do të zhvillojë sot një protestë para Kryeministrisë, për anulimin e zgjedhjes së kryeprokurores së përkohshme Arta Marku, largimin e qeverisë ‘Rama 2’ dhe krijimin e një qeverie antimafia. Grupi i punës për organizimin e protestës ka zhvilluar dje përgatitjet e fundit. Përfaqësuesit e PD dhe LSI në rrethe kanë marrë gjithashtu dje udhëzimet e fundit sa i takon skenarit të protestës, koordinimet ditën e sotme, organizimin e njerëzve etj. Por, në të njëjtën kohë, ka një përplasje dhe dallim të theksuar mes drejtuesve të opozitës sa i takon retorikës së tyre politike për natyrën e protestës së sotme.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndryshe nga Sali Berisha dhe deri diku nga kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, ka mbështetur linjën e butë dhe paqësore të protestës. Publikisht, por edhe gjatë tatimeve informale me grupin organizator, Lulzim Basha ka kërkuar që protesta të jetë e kontrolluar dhe paqësore, ndërsa e ka vënë theksin gjithnjë tek masiviteti i saj. E njëjta linjë është konfirmuar edhe në takimin e Bashës me aleatët. Burime pranë PD thanë se direktivat e fundit të Lulzim Bashës parashikojnë një protestë paqësore dhe pa asnjë incident të planifikuar.

Axhenda tjetër
Një axhendë tjetër mësohet se ka Sali Berisha, i cili ka intensifikuar retorikën luftarake, sidomos pas fletëthirrjes së Prokurorisë për Shkëlzenin për dosjen CEZ. Berisha paralajmëroi ditën e enjte përfaqësuesit e mazhorancës se nuk do të gjejnë vend ku të futen në 27 Janar. Sipas burimeve nga grupi organizator, gjatë 24 orëve të fundit, ka përpjekje për të ndryshuar linjën e protestës, me anë të një plani paralel. Plani parashikon konfrontime me policinë, për ta nxjerrë protestën jashtë kontrollit, ndoshta për t’i dhënë një mesazh force kundërshtarit politik, prokurorisë dhe ndërkombëtarëve.

Ndërkaq, një pozicion të ndërmjetëm ka kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi. Zonja Kryemadhi ka paralajmëruar herë pas herë ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafajn që të ketë kujdes me policinë, ndërsa ka theksuar se skenarin e vërtetë i protestës do ta bëjnë qytetarët në rrugë. Në këto kushte, Policia e Shtetit po mban nën mbikëqyrje më shumë njerëzit e LSI se sa ata të PD, për të evituar zbatimin e një skenari të mundshëm për konfrontime.

Basha: Në protestë me familjen  
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka deklaruar dje se do të dalë sot në protestë me familjen e tij, duke paralajmëruar një protestë paqësore. Pas takimit me aleatët, Basha pohoi se në protestën e sotme nuk do të ketë dhunë. "Kemi rakorduar me aleatët parlamentare të gjithë detajet për ditën e nesërme sa i takon organizimit politik. Jemi në përditësim të lajmeve, të gjitha flasin për një pjesëmarrje gjigande, rekord në protestën e nesërme.

Sot ka një marrëdhënie të ndryshme me pushtetin, shumica e qytetarëve nuk ka dyshim se ky pushtet është i kapur nga banditët. Kjo është arsyeja e të gjitha halleve dhe padrejtësive që përjetojnë të gjithë shqiptarët. Kjo është arsyeja se përse nesër në shesh do të derdhen qindra e mijëra qytetarë, demokratë dhe socialistë. Ne të gjithë do jemi në këtë protestë, unë do jem me familjen time, nuk do ketë luftë, nuk do ketë as spektakël, do jetë një protestë madhështore. Ndaj ejani të gjithë, mos rrini në shtëpi duke mallkuar, mos rrini gojëkyçur”, tha Basha.

Skenari i protestës
Burime të Report TV kanë bërë të ditur se protesta do të ketë tre itinerare lëvizjesh, që do të shkojnë drejt Kryeministrisë në formë marshimi. Anëtarët, militantët dhe qytetarët që do të vijnë nga qytetet do të kenë pikëtakim tek Sheshi “Skënderbej”, në pritje të marshimit që do të nisë nga selia e Partisë Demokratike, nga ku do të dalë Lulzim Basha. Kreu i opozitës, sipas planit të përgatitur, do të dalë nga selia blu dhe do të ecë përgjatë bulevardit ‘Zhan Dark’, për të mbërritur tek godina e Hotel Dajtit, së bashku me njerëzit që do e shoqërojnë dhe me pankartat.

Tek kjo godinë, Basha do i bashkohet qytetarëve që do të vijnë nga sheshi ‘Skëndërbej’, për të marshuar më pas së bashku drejt Kryeministrisë. Një tjetër itinerar do të jetë nga selia e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Njësoj si PD edhe anëtarët e Lëvizjes Socialiste për Integrim pikëtakimin do e kenë në sheshin ‘Skëndërbej’, ndërsa kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi do të vijë nga selia, për t’iu bashkuar protestuesve. Protesta do të shoqërohet nga fjalime politike që do të mbyllen nga Lulzim Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat