Protesta/ Vasili: Policia po evidenton çdo protestues...

Shqipëria

Protesta/ Vasili: Policia po evidenton çdo protestues...

Më: 27 janar 2018 Në ora: 10:35
Petrit Vasili

Petrit Vasili, Kryetar i Grupit Parlamentar të LSI-së, shprehu bindjen se protesta e sotme do të jetë mjaft e madhe. Disa orë para nisjes së protestës, Vasili tha se qytetarët kanë vendosur ti bashkohen thirrjes së opozitës dhe kjo duket nga angazhimi i tyre për të ardhur në Tiranë nga pothuajse të gjitha qytetet e vendit.

‘Pjesëmarrja ka tejkaluar parashikimet tona. Synimi që kishim që protesta të kishte një dimension qytetar dhe kjo është arritur. LSI ka marrë përgjegjësinë e organizimit të kësaj proteste. Cdo minutë e humbur bie në kurrizin e qytetarëve. Ka një mobilizim të jashtëzakonshëm të policisë, të ‘çuditshëm’. Nëse policia do ishte kaq e angazhuar kundër drogës nuk do të ishim sot në shesh”, tha Vasili për report Tv.

Në vijim Vasili tha se policia po evidenton çdo protestues, po shikohen si armiq të pushtetit, dhe kjo shton zemëratën.

“Shteti po ekstradon kriminelët për t’u shpëtuar dënimeve, ndërsa institucionet bëjnë të paditurin.  Cdo lloj vendimi për sot apo ditët në vijim për protestën do e marrin qytetarët. Shpenzimet e protestës janë minimale”, theksoi kreu i deputetëve të LSI-së.

Gjithashtu ai dënoi edhe vendimin për të hequr banerin që shpalosi PD për Ardit Gjoklajn.

 “Kjo është një qeveri e trembur”, tha Vasili.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat