Projekti i dështuar i Ramës, bashkia nis zëvendësimin e palmave me pisha

Shqipëria

Projekti i dështuar i Ramës, bashkia nis zëvendësimin e palmave me pisha

Më: 27 janar 2018 Në ora: 21:19
Pamje nga aksioni

Pemët dekorative të llojit palma të vendosura nga qeveria Rama përgjatë autostradës Tiranë-Durrës tashmë po zëvendësohen.

Bashkia e Tiranës nisi zëvendësimin e palmave të thara me pisha të buta. Palmat që u thanë në autostradë nuk arritën dot të mbijetonin as tri vite.

Palmat ishin një ide e kryeministrit Edi Rama për të dekoruar autostradën në hyrje të kryeqytetit, por rezultuan një dështim.

Sipas ekspertëve, projekti i palmave solli ngushtimin e kanaleve kulluese në të dy anët e autostradës, duke e bërë të pamundur funksionimin normal të saj.

Projekti i palmave, i cili u bë pa konsultim me ekspertët, i kushtoi qytetarëve plot 600 mijë euro, ndërkohë që për zëvendësimin e tyre do të paguhen 2.5 milionë euro të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat