Basha: Protesta, betejë e fituar e shqiptarëve

Shqipëria

Basha: Protesta, betejë e fituar e shqiptarëve

Më: 28 janar 2018 Në ora: 13:03
Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi se protesta e opozitës e një dite më parë ishte “betejë madhështore e fituar e shqiptarëve”.

“Shqiptarët u bashkuan për të refuzuar padrejtësinë dhe për t’ju bashkuar kauzës sonë popullore”, u shpreh Basha.

Kreu i PD-së shtoi: “Lufta jonë vazhdon çdo ditë për të fituar këtë kauzë pa të cilën nuk mund të ketë Shqipëri europiane”.

Sipas Bashës, “shqiptarët e bashkuar në protestë dhanë një mesazh shprese se Shqipëria mund dhe do të bëhet vend me drejtësi dhe mundësi për të gjithë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat