Sërish krim në familje/ Burri vret me sëpatë gruan në Koplik

Shqipëria

Sërish krim në familje/ Burri vret me sëpatë gruan në Koplik

Më: 28 janar 2018 Në ora: 19:31
Foto ilustrim

Një sherr në familje ka perfunduar me një viktimë në Koplik të Malësisë së Madhe. Burimet thonë se burri ka vrarë gruan me sëpatë.

Ylber Bajrakurtaj ka vrarë me sopatë bashkëshorten e tij Lumturie Bajrakurtaj. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Mehaj të qytetit të Koplikut në Malësinë e Madhe.

Burri ka vrarë gruan pas një debati. Mësohet se çifti ka tre fëmijë. Policia ka arrestuar autorin në vendngarje. Priten te tjera detaje ne vijim teksa policia ka nisur hetimet.

Malësi e Madhe

Informacion Paraprak

Me datë 28.01.2018, ora 18:15, ka ardhur një telefonatë në sallën operative se në qytet Koplik, Malësi e Madhe shtetasi Ylber Bajrakurti 42 vjeç, në oborrin e banesës së tij, ka vrarë me sopate bashkëshorten e tij L. B. 42 vjeçe.

Menjëhere kanë shkuar shërbimet e policisë ku është kapur autori i kësaj ngjarje dhe shoqeruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe.

Nga informacionet paraprake mesohet se shtetasi Ylber Bajrakurti trajtohej si i semurë mendor.

Po kryhen veprimet me grup hetimorë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat