Praktikë pune në BE, aplikim për 1300 vende

Shqipëria

Praktikë pune në BE, aplikim për 1300 vende

Më: 29 janar 2018 Në ora: 11:23
Foto ilustrim

Të gjithë studentët apo edhe vetë stafi i Universitetit të Tiranës mund të aplikojë deri në 31 janar të këtij viti për të realizuar një praktikë pune në Komisionin Evropian në Bruksel.

Ky njoftim është publikuar në faqen zyrtare të UT ku bëhet me dije se pas aplikimit, fituesit do të kenë mundësi të marrin një grant mujor prej 1,176.83 euro. Gjithashtu, edhe sigurimi i aksidenteve dhe sigurimeve shëndetësore mund të mbulohet nga komisioni.

Praktika do të zhvillohet brenda një afati 5 mujor, nga 1 mars deri në 1 tetor të 2018-ës ku janë në dispozicion plot 1300 vende të lira për Europën. Nëse aplikantët janë ndër kandidatët e përzgjedhur, do të marrin një përvojë praktike në një mjedis ndërkombëtar dhe multikulturor.

Kjo mund të jetë një pasurim i rëndësishëm për karrierën e mëtejshme. Ndërkaq, pasi periudha e aplikimit të jetë mbyllur, kandidatët potencialë do t’i nënshtrohen fazës së parë të zgjedhjes paraprake për “Blue Book”, çka lidhet me vlerësimin e kandidatëve.

Aplikimet e këtyre të fundit shqyrtohen në mënyrë anonime nga vlerësuesit dhe marrin pikë në bazë të kritereve të përcaktuara.
KriteretDisa prej kritereve që duhet të përmbushin kandidatët lidhen me nivelin e arsimit, ku të interesuarit duhet të kenë përfunduar nivelin e parë të studimeve Bachelor apo ekuivalentin e tij.

Gjithashtu, aplikantët duhet të flasin rrjedhshëm një nga tre gjuhët me të cilat do zhvillojnë praktikën e punës, anglisht, frëngjisht apo gjermanisht, si dhe të kenë një nivel të kënaqshëm në cilëndo prej 21 gjuhëve zyrtare evropiane, si dhe në çdo gjuhë tjetër. Si gjuhë amtare mund të pranohen 1-3 gjuhë, por nuk kërkohet prova e saj. Kështu, këshillohet për aplikantët që kanë më shumë se një gjuhë amtare, t’i deklarojnë të gjitha nën seksionin “Gjuha amtare”, duke ditur se nuk do të fitojnë pikë për ndonjë gjuhë të deklaruar si gjuhë amtare gjatë vlerësimit.

Gjithashtu, kanë mundësinë që të deklarojnë njërën prej tyre nën seksionin “Gjuha amtare” dhe tjetrën në seksionin “Gjuhë të tjera” për aq kohë sa mund të provojnë se niveli i tyre i aftësisë korrespondon me të paktën C1.

Kandidatët gjatë aplikimit duhet të vendosin edhe përvojat e punës nëse kanë të tilla, si dhe të tregojnë aftësitë e tyre organizative dhe fushat e studimeve për të punuar në një atmosferë ndërkombëtare. “Deri në tri përvoja relevante të punës mund të përmenden në aplikacion. Duhet të deklarohet vetëm përvoja e punës që lidhet me profilin që zgjidhet dhe zgjati, pa ndërprerje, më shumë se 6 javë.”,-citohet në faqen zyrtare të Komisionit Europian.

Trajnimet e bëra gjatë kurseve universitare vlerësohen si pjesë e arsimit dhe nuk duhet të përmenden si përvoja pune. Nëse kalojnë me sukses fazën e parë të para-përzgjedhjes, kandidatët janë “para-identifikuar” dhe pranohen në fazën e dytë të para-përzgjedhjes, ku bëhet verifikimi i dokumenteve mbështetëse dhe kontrolli i përshtatshmërisë.

Nëse dokumentet mbështetëse përputhen me deklaratat në aplikacion, kandidatët me sukses kalojnë kontrollin e përshtatshmërisë dhe futen në Librin Blue. Nëse dokumentet mbështetëse janë të pamjaftueshme, jo të plota dhe / ose nuk përputhen saktësisht me deklaratat në aplikacion, kandidatët dështojnë kontrollin e përshtatshmërisë dhe nuk përfshihen në Librin Blu.

Granti mujor

Pas aplikimit, fituesit do të kenë mundësi të marrin një grant mujor prej 1,176.83 euro. Gjithashtu edhe sigurimi i aksidenteve dhe sigurimeve shëndetësore mund të mbulohet nga komisioni. Praktika do të zhvillohet brenda një afati 5-mujor, nga 1 marsi deri në 1 tetor të 2018-ës, ku janë në dispozicion plot 1300 vende të lira për Europën.
Kriteret
Të kenë përfunduar nivelin e parë të studimeve Bachelor apo ekuivalentin e tij

Të flasin rrjedhshëm një nga tre gjuhët me të cilat do zhvillojnë praktikën e punës, anglisht, frëngjisht apo gjermanisht

Të kenë një nivel të kënaqshëm në cilëndo prej 21 gjuhëve zyrtare evropiane, si dhe në çdo gjuhë tjetër

Të vendosin edhe përvojat e punës (deri në tri përvoja) nëse kanë të tilla

Të tregojnë aftësitë e tyre organizative dhe fushat e studimeve për të punuar në një atmosferë ndërkombëtare 

Trajnimet e bëra gjatë kurseve universitare nuk duhet të përmenden si përvoja pune.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat