Masakroi gruan me sëpatë, të afërmit tregojnë arsyen e rëndë

Shqipëria

Masakroi gruan me sëpatë, të afërmit tregojnë arsyen e rëndë

Më: 29 janar 2018 Në ora: 16:34
Ilustrim

Një tragjedi ka ndodhur në Koplik, pasi pas një konflikti burri ka vrarë me sopatë gruan e tij.

Ylber Bajrakurtaj ka vrarë me sëpatë bashkëshorten e tij Lumturie Bajrakurtaj.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Mehaj të qytetit të Koplikut në Malësinë e Madhe, ndërkohë që raportohet se cifti në fjalë ishin prindër të tre fëmijëve.

Sipas të afërmve të tij, autori prej kohësh trajtohet si i sëmurë mendor.

Informacion Paraprak

Me datë 28.01.2018, ora 18:15, ka ardhur një telefonatë në sallën operative se në qytet Koplik, Malësi e Madhe shtetasi Ylber Bajrakurti 42 vjeç, në oborrin e banesës së tij, ka vrarë me sopate bashkëshorten e tij L. B. 42 vjeçe.

Menjëhere kanë shkuar shërbimet e policisë ku është kapur autori i kësaj ngjarje dhe shoqeruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe.

Nga informacionet paraprake mesohet se shtetasi Ylber Bajrakurti trajtohej si i semurë mendor.

Po kryhen veprimet me grup hetimorë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat