“Kam frikë se Basha do e lexojë gabim pjesëmarrjen në protestë! Njerëzit nuk erdhën për...”

Shqipëria

“Kam frikë se Basha do e lexojë gabim pjesëmarrjen në protestë! Njerëzit nuk erdhën për...”

Më: 29 janar 2018 Në ora: 18:33
Ilustrim

Përmes një analize të shkurtër, ish Ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj ka deklaruar se pavarësisht numrave të konsiderueshëm, protesta e opozitës nuk ishte aty “falë” apo “për” Lulzim Bashën.

I ftuar në  rubrikën ‘Opinion’ në “News24” ish deputeti i PD-së e vuri theksin tek pakënaqësia që qytetarët kanë ndaj kryeministrit dhe qeverisjes së tij, si arsyen e vërtetë të pjesëmarrjes masive në protestën e së shtunës së kaluar. Por nga ana tjetër, ka shtuar Mustafaj, ekziston mundësia që Basha ta lexojë pjesëmarrjen si një mbështetje për të, një gabim ky që sipas ish Ministrit do t’i kushtonte opozitës.

“Prania e shumë dhjetra mijëra shqiptarëve në atë miting tregoi një reagim të përgjithshëm të pakënaqësisë ndaj Ramës. Por unë kam frikë se nga Basha dhe lidershipi i opozitës nuk do të mundet ta lexojnë drejt. Prania e aq njerëzve s’do të thotë detyrimisht mbështetje për ta. Unë jam njeri që kam kaluar shumë kohë nëpër protesta.

Unë e di si është një njeri i ardhur ne shesh se protesta e tij do të realizoj një kërkesë të tij. Kjo shpresë mund të ringjallet përmes një programi të vërtetë politik. Shpresoj që Basha dhe krerët e opozitës ta kuptojnë. Unë qëndrova tek dy kullat. Takova shumë protestues.

Siç ju thash të gjithëve na ka ardhur shpirti në majë të hundës kjo qeveri. Shpresa dhe ajo që mungonte në protestë nuk ndërtohet në një ditë. Le të shpresojmë që do të jetë një vazhdim serioz”, tha Mustafaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat