Arrestohet “Sherifi” nga Vlora, rrihte nënën dhe vëllanë

Shqipëria

Arrestohet “Sherifi” nga Vlora, rrihte nënën dhe vëllanë

Më: 30 janar 2018 Në ora: 09:39
Ilustrim

Dhunon fizikisht e psikologjikisht nënën dhe vëllanë, arrestohet nga Policia e Vlorës Armand Sherifi, 40 vjeç.

Sipas burimeve, shtetasi i lartpërmendur, ditën e djeshme në lagjen ”28 Nëntori”, në banesë, ka dhunuar fizikisht e psikologjikisht nënën e tij shtetasen E.K., 64 vjeçe, duke thyer edhe Urdhër Mbrojtjen e saj.

Gjithashtu ky shtetas po në të njejtën banesë ka dhunuar vëllanë e tij shtetasin B.Sh., 32 vjeç.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, ndaj tij për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat