Sekuestrohet sasia rekord e marijuanës ‘Made in Albania’

Shqipëria

Sekuestrohet sasia rekord e marijuanës ‘Made in Albania’

Më: 30 janar 2018 Në ora: 10:46
Ilustrim

Policia italiane ka sekuestruar një sasi rekord marijuane, “Made in Albania”. Mediat italiane bëjnë me dije se sasia prej 1 kuintal lëndë narkotike prodhim shqiptar, u sekuestruar gjatë një operacioni që në fakt kishte një tjetër synim.

Kërkimin e autorëve të tri grabitjeve të ndodhura në Carovigno, San Michele Salentino dhe Latiano.

Aksioni u finalizua nga policia e Latiano, e cila ishte sinjalizuar për një ngarkesë të madhe droge në territorin e Francavilla Fontana.

Nuk ka ende detaje për operacionin dhe as emra personash të përfshirë në këtë rrjet trafiku droge. Thuhet vetëm se po kërkohet një person, ndërkohë që një grua, sipas policisë, mamaja e tij, është ndaluar dhe po pyetet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat