Gjosha: Pse mashtroi Bushati për Çështjen Çame dhe faljen e detit, Greqisë?! Ç'po ndodh?

Shqipëria

Gjosha: Pse mashtroi Bushati për Çështjen Çame dhe faljen e detit, Greqisë?! Ç'po ndodh?

Më: 30 janar 2018 Në ora: 13:32
Klajda Gjosha

Ish-ministrja e Integrimit Klajda Gjosha ka mbetet tejet e habitur nga deklaratat mashtruese të Ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati lidhur me Çështjen Çame, pasi ato u zbuluan si të tilla nga vetë Ministria e Jashtme e Greqisë.

"Kush janë arsyet që Ministri ynë i Jashtëm në 24 orët e fundit ka mashtruar për bisedimet me Greqinë? - ka ngritur pyetjen Gjosha, deputete e LSI. - Komisioni Jashtëm, dëgjoi dje për rreth 3 orë, përrallat e kësaj qeverie për një arritje historike me palën greke.

Dëgjuam mashtrimet për diskutimet mbi Çështjen Çame, kur në deklaratat e fundit të Ministrit Kotzias, duket se pala greke nuk ka kryer asnjë diskutim për një cështje që Greqia, sic deklaron ai, nuk e njeh!

Dëgjuam për marrëveshjen e detit, aq shumë të sulmuar deri më sot nga të njëjtët individë, ku e njëjta retorikë u përdor edhe dje! Sot po kuptojmë se Shqipëria paska falur edhe 12 milje të tjera të ujrave Shqiptare!!!

Cfarë po ndodh? Edhe sa mashtrime të tjera jemi të detyruar të dëgjojmë deri në Prill kur të përfundojnë marrëveshjet mes palëve?

Gjithcka qe kërkuam ishte pak transperencë për hir të qytetarëve shqiptarë. Jo transparencë që nuk ka por mesa shoh qënkan të gatshëm të shesin edhe shpirtin e qytetarëve tanë për interesa të ngushta personale!"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat