Manjani: Rama bleu mandatet e deputetit nën siglën e PDIU, që të shesë Çamërinë dhe Shqipërinë

Shqipëria

Manjani: Rama bleu mandatet e deputetit nën siglën e PDIU, që të shesë Çamërinë dhe Shqipërinë

Më: 30 janar 2018 Në ora: 17:11
Ylli Manjani

Lajmi për dhurimin e 12 miljeve detare Greqisë, ka sjellë reagime dhe kritika të shumta në drejtim të kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij, duke e cilësuar këtë ngjarje si superskandal.

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, me anë të një postimi në rrjete sociale, shkruan se tani Ramën nuk ka asgjë që e mbron.

Sipas tij Rama bleu mandatet e deputetëve nën siglën e PDIU-së, vetëm për një qëllim që të sesë Çamërinë dhe Shqipërinë.

Ja postimi i Manjanit:

Kryerilindasi mendon se po mbrohet duke hequr poturet e duke hyrë në çizme. Bleu mandate pushteti me siglën e PDIU për të shitur Çamërinë e Shqipërinë! Tashmë po del çdo ditë në sipërfaqe një krim apo një skandal i ri! S’ka më as çizme e as poture që e mbrojnë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat