Shehaj sqaron votën "krah" PS: Ishte pro Aeroportit dhe jo aferës korruptive - Bota Sot
Shehaj sqaron votën "krah" PS: Ishte pro Aeroportit dhe jo aferës korruptive

Shqipëria

E mërkurë, 23 maj 2018

Shehaj sqaron votën "krah" PS: Ishte pro Aeroportit dhe jo aferës korruptive

Më: 30 janar 2018 Në ora: 18:18
Agron Shehaj

Deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj u kërkon ndjesë qytetarëve të Vlorës dhe demokratëve që mund të jenë "lënduar" nga vota e tij pro në komisionet parlamentare për ndërtimin me koncesion të aeroportit të Vlorës.

Në një reagim në Facebook, Shehja thotë se vota e tij ishte pro aeroportit dhe jo aferës korruptive, duke theksuar se një aeroport i përmasave të tilla nuk i kalon 25 mln euro investime nga 100 milionë euro që po jepen aktualisht.

Reagimi i deputetit Shehaj: 

Këta do vazhdojnë të vjedhin ashtu si kanë vjedhur deri tani. Pasi u ben milionera me shpikje të panevojshme si checkup-i, tani do vjedhin me një aeroport prej 100 milion, pavarsisht se turizmi në jugun e Shqipërisë ka nevojë të jashtëzakonshme.

Vota ime ishte Pro Aeroportit dhe jo aferës korruptive.

Ju kerkoj ndjesë të gjithë qytetareve të Vlorës dhe demokratëve që mund të jenë lënduar nga ky keqkuptim. I siguroj se vota ime në seancë plenare do të jetë kundër kësaj aferë korruptive.

Jam totalisht kundër mënyrës sesi do ndërtohet sepse është qartësisht e lidhur me synimin e kësaj qeverie për të vjedhur në kurriz të qytetarëve.

Një aeroport që iu përgjigjet nevojave të këtyre përmasave, nuk e kalon shifrën 20-25 milionë euro. Qeveria ka planifikuar ta ndërtojë me 100 milionë euro për të cilat do paguajnë shqiptarët nëpërmjet tarifave të larta që do ketë aeroporti.

Por, dëmi më i madh nuk është ky! Nuk janë 75 milionë eurot, sepse me këtë jemi mësuar. Por, penalizimi që vjen nga fakti që aeroporti nuk do jetë në pronësi të shtetit. Qeveria nuk do mund t’i përdorë tarifat aeroportuale për të tërhequr turistë.

Shumë vende turistike që kanë në pronësi aeroporte, i ulin tarifat deri në zero dhe bëjnë presion mbi kompanitë ajrore low-cost për të futur linja ajrore. Këto aeroporte heqin dorë nga fitimi prej 10-20 euro/pasagjer në këmbim të harxhimeve prej mesatarisht 100 euro/ për person që bëjnë turistët në ekonominë lokale (hotel, restorant, transport etj.)

Pra, nëse aeroporti do të bëhej me koston reale, pa vjedhje, e financuar me buxhetin e shtetit, qeveria do mund ta përdorte për të ndihmuar realisht turizmin dhe ekonominë vendase. Nëse pyesni veten, si është e munduar që Shqipëria me një pasuri natyrore të këtij lloji, është kaq larg mirëqenies të vendeve si Greqia dhe Italia, kjo është arsyeja.

Sepse ne gjërat i bëjmë në interes të Ahmetajt, Gjiknurit e oligarkëve miq të Edi Ramës si Sinan Idrizi, e jo në interes të shqiptarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test