Ish kandidati për deputet thirrje Bashës: Përjashto sa më parë Agron Shehajn

Shqipëria

Ish kandidati për deputet thirrje Bashës: Përjashto sa më parë Agron Shehajn

Më: 30 janar 2018 Në ora: 18:54
Lulzim Basha

Ish kandidati për deputet i PD –së Andi Përmeti ka komentuar veprimin e deputetit demokrat Agron Shehaj, i cili iu bashkua PS –së, në votimin për ndërtimin e aeroportit të Vlorës.

Përmeti ka analizuar lëvizjet e  mëhershme të kreut të PD –së Lulzim Basha, kur eksponentë nga PD –ja, kanë dalë kundër vendimeve të grupit parlamentar të selisë blu.

Postimi i Andi Permeti

Fati i Bashes per te qene koherent!

Shpeshhere Basha eshte akuzuar publikisht nga shume aktore te politikes dhe jo vetem si njeri jokoherent, qe cfare thote sot nuk ben neser dhe cfare ben sot nuk e pranon te nesermen. Sot fati ishte me Bashen. Sot Basha ka te drejten ti tregoje gjithe opinionit mbarekombetar qe ai eshte nje person koherent, nje person i cili vepron mbi baza te forta morale politike. Fatin ja solli ne dere Agron Shehaj.

Nje vit e dy muaj me pare, mbasi grupi parlamentar i Partise Demokratike kishte vendosur braktisjen e votimit ne parlament per shkak te keqqeverisjes se vendit nga maxhoranca, nje deputet i PD, Mhill Fufi, qendroi ne parlament ne kundershtim me vendimin e grupit parlamentar te PD. Te nesermen Basha perjashtoi nga grupi parlamentar deputetin Mhill Fufi me arsyen qe kishte vepruar ne kundershtim me vendimin e Partise Demokratike. Nje veprim i mirepranuar nga demokratet.

Sot ndodh nje rast edhe me i rende. Partia Demokratike kishte vendosur te votonte kunder aeroportit te Vlores (ne rastin e 2016 vetem kishte braktisur sallen, pa u shprehur me votim), nje deputet i PD, Agron Shehaj, bashkoi voten me Partine Socialiste duke votuar ne kundershtim me vendimin e Partise Demokratike (Mhill Fufi vetem qendroi ne parlament, pa u shprehur me vote). Agron Shehaj veproi haptazi ne kundershtim me vendimin dhe votimin e grupit parlamentar te Partise Demokratike.

Ne ditet ne vazhdim Lulezim Basha do kete rastin ti tregoje opinionit mbarekombetar qe ai eshte nje politikan koherrent dhe me baza te forta morale duke perjashtuar nga grupi parlamentar dhe nga Partia Demokratike deputetin Agron Shehaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat