Ja marrëveshjet e para Shqipëri-Greqi, përfitojnë mijëra shqiptarë

Shqipëria

Ja marrëveshjet e para Shqipëri-Greqi, përfitojnë mijëra shqiptarë

Më: 2 shkurt 2018 Në ora: 10:25
Nikos Kotzias dhe Ditmir Bushati

Bisedimet me ministrit të Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati dhe ministrit të Jashtëm në grek Nikos Kotzias, në Kretë dhe në Korçë, pavarësisht tymnajës dhe deklaratave kontradiktore gjatë ditëve të fundit, po prodhojnë marrëveshjet e para mes dy vendeve.

Shqipëria dhe Greqia kanë rënë dakord për miratimin e disa marrëveshjeve, njëra prej të cilave synon t’i japë fund incidenteve në kufirin shtetëror shqiptaro-grek, ku pala greke herë pas herë nuk lejon kalimin e shqiptarëve në pikat doganore, ndërsa shpeshherë mbyll sportelet, duke krijuar radhë kilometrike.

Marrëveshja parashikohet në një dokument të Këshillit të Ministrave, në të cilin janë përcaktuar të gjitha projektligjet, vendimet dhe marrëveshjet që do të miratohen gjatë vitit 2018 nga qeveria dhe Kuvendi. Rastet e shumta të kthimit të shqiptarëve në kufi dhe ankesat e tyre janë kthyer në një problem madhor mes dy vendeve.

Kjo çështje duket se do të marrë zgjidhje përmes një marrëveshje të posaçme ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverise Greke, për masat për parandalimin dhe zgjidhjen e incidenteve në kufirin shtetëror shqiptaro-grek. Në këtë pakt do të reflektohen disa rregulla për parandalimin dhe zgjidhjen e incidenteve të mundshme në kufirin ndërmjet dy shteteve.

Gjithashtu, qeveria ‘Rama 2, ka parashikuar miratimin e një projektvendimi për rindërtimin, riparimin, dhe mirëmbajtjen e vijës kufitare dhe shenjave kufitare në kufirin shqiptaro-grek. Edhe marrëveshja për piramidat në kufirin tokësor ka qenë pjesë e rëndësishme e bisedimeve dyvjeçare mes Tiranës dhe Athinës.

Si çështja e incidenteve në kufi ashtu edhe rindërtimi i vijës kufitare janë konfirmuar nga ministri Ditmir Bushati se kanë qenë pjesë e negociatave me homologun grek Nikos Kotzias. Në tryezën e bisedimeve janë diskutuar edhe çështje të tjera si njohja e ndërsjellë e patentave apo edhe i kontributeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore të shqiptarëve në Greqi, por për këto nuk është planifikuar një marrëveshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat