PD: Kryeprokurorja, zgjatim i Ramës! Prokuroria po politizohet

Shqipëria

PD: Kryeprokurorja, zgjatim i Ramës! Prokuroria po politizohet

Më: 2 shkurt 2018 Në ora: 11:58
Selia e PD-së

Një ditë pas përplasjes në seancë plenare, mazhoranca dhe opozita u ulën në tryezën e Kryesisë së Kuvendit të Shqipërisë për të diskutuar propozimet e Partisë Demokratike për ndryshime kushtetuese.

Partia Demokratike, që e quan antikushtetuese zgjedhjen e Arta Markut si kryeprokurore, kërkon amendimin e dokumentit themeltar për t’i dhënë vendit, sipas saj, një prokuror të përgjithshëm jo politik dhe që të ketë kaluar procesin e vettingut.

Në fjalën e mbajtur, deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj tha se Prokurori i Përgjithshëm është shndërruar në zgjatim të Kryeministrit.

“Dhe e gjithë struktura e Prokurorisë së Përgjithshme po shkon drejt politizimit. Nga 18 dhjetori, kanë ndodhur ngjarje të mëdha që rrjedhin nga një akt politik. Çështje të nxehta për kryebashkiakët e Elbasanit dhe Durrësit janë ndalur, janë ulur dënime në çështje të bujshme dhe të tjera çështje nën hetim po sabotohen e kapaku i këtij vendimi është ekstradimi i Nezar Seitit”, deklaroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat