Zbardhet e plotë vrasja e Devi Kasmit: Ekzekutori, vrasës grekë me pagesë

Shqipëria

Zbardhet e plotë vrasja e Devi Kasmit: Ekzekutori, vrasës grekë me pagesë

Më: 2 shkurt 2018 Në ora: 13:40
Devi Kasmi

Kreu i policisë së Tiranës, Ardi Veliu ka zbardhur të plotë vrasjen e Devi Kasmit në 29 janar si dhe kapjen e vrasësit dhe peronave të tjerë të dyshuar që kanë ndihmuar në ekzekutimin e 41 vjeçarit.

 Ai konfirmoi se vrasja është kryes nga një shtetas grek, që është vetë deklaruar si ish punonjës i forcave speciale greke deri në vitin 2012, Eftimu Eftimiu.

“Shtetasi grek dyshohet në rolin e ekzekutorit si vrasës me pagesë të Devi Kasmit. Dinerari ka siguruar mjetin për tu larguar nga vendi i vrasjes. Me po të njëjtën akuzë është akuzuar edhe Alti Hoxhallari, i cili është shpallur në kërkim.”, tha Veliu, duke bërë me dije edhe zbulimin e një vile ku janë sekuestruar armë snajper, pistoletë dhe lënë narkotike.

Deklarata e plote 

Policia e Tiranës në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, finalizuan me sukses goditjen e grupit të strukturuar kriminal “Enigma”, ku u arrestuan në flagrancë shtetasit:

· Elton Halipaj, 36 vjeç, lindur  në Skrapar e banues në Tiranë;

· Efthymiou Efthymious, 41 vjeç, lindur e banues Arta Greqi;

· Malvin Dinellari, 30 vjeç, lindur në Korçë e banues në Tiranë;

· Elton Hoxhallari, 36 vjeç, lindur  e banues në Tiranë.

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi (Altin) Aurel Hoxhallari, 41 vjeç, lindur e banues Tiranë.

Ky operacion është rezultat i një pune profesionale të pandërprerë duke vlerësuar maksimalisht informacionet e grumbulluara, si dhe provat e administruara nga grupi hetimor në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datë 29 Janar 2018, ku në rrugën “Petro Çani” u vra me armë zjarri shtetasi D.K.

Shtetasi i shpallur në kërkim (Altin) Aurel Hoxhallari, dyshohet si organizatori i këtij grupi të strukturuar kriminal.

Shtetasi Elton Halipaj ka siguruar mjetet e nevojshme për kryerjen e krimit.

Shtetasi grek Efthymiou Efthymious, dyshohet në rolin e ekzekutorit të shtetasit D.K. si vrasës me pagesë.

 Në momentin e arrestimit, atij iu gjetën me vete një sasi e konsiderueshme eurosh dhe parash shqiptare, që dyshohet se i ka përfituar si shpërblim për vrasjen.

Shtetasi Malvin Dinellari ka siguruar mjetet dhe përgatitur infrastrukturën për realizimin e vrasjes.

Shtetasi Elton Hoxhallari dyshohet si bashkëpuntor në sigurimin e mjeteve dhe përgatitjen e infrastukturës për realizimin e vrasjes.

Gjatë këtij operacioni të mirë-organizuar janë ushtruar kontrolle në disa banesa të autorëve të dyshuar si dhe në një vilë të ndodhur në periferi të Tiranës, në pronësi të organizatorit të këtij grupi, e cila shërbente si bazë e grupit.

Si rezultat i kontrolleve të kryera në këtë vilë është gjetur një arsenal armësh, municionesh, eksplozivësh, raketa hedhës, armë të precizionit të lartë, minë me telekomandë, dylbi, radio ndërlidhje (si ato të policisë), të cilat funksiononin në grup, maska, veshje kamoflazhi, etj.

Gjatë operacionit është sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjeti, i cili dyshohet se është përdorur në kryerjen e vrasjes.

 Janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

- 2 pistoleta, njëra prej tyre e dyshuar si arma e krimit

- 4 armë automatikë

- 2 snajper

- 4 pushkë automatike

- 1 armë antitank me 2 predha

- 1 bombë me telekomandim në distancë

-  sasi e konsiderueshme lënde eksplozive C4 dhe tritol

-  4 radio marrëse

-  1 dron

-  110 kg kanabis

-  2 maska

Grupi i punës vijon me intensitet për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të ngjarjes dhe personave të tjerë të mundshëm të përfshirë në të.

Policia e Shtetit, duke falënderuar qytetarët dhe mediat për bashkëpunimin, shprehet e vendosur të godasë me Forcën e Ligjit çdo akt, grup kriminal apo paligjshmëri, për të ndërtuar së bashku një Shqipëri më të mirë dhe të sigurtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat