Dalin të tjera detaje, sa u pagua greku për vrasjen e shqiptarit Devi Kasmi

Shqipëria

Dalin të tjera detaje, sa u pagua greku për vrasjen e shqiptarit Devi Kasmi

Më: 2 shkurt 2018 Në ora: 16:24
Ilustrim


Të tjera detaje kanë dalë në dritë rreth grekut Efthymiou Efthymious, i dyshuari kryesor si vrasës me pagesë i shqiptarit Devi Kasmi në Tiranë.
 
Përmes një konference për mediat, drejtori i Policisë së Tiranës Ardi Veliu tha në mesditë se, greku Efthymiou Efthymious iu gjet një shumë parash, që dyshohet se ishte një pjesë e pagesës për vrasjen e Devi Kasmit.
 
Burimet kanë treguar se ish-oficerit të Forcave Speciale greke, i janë sekuestruar 2 mijë euro dhe 50 mijë lekë shqiptare. Besohet se kjo shumë përbën një pjesë të parave të dhëna si shpërblim për vrasjen e kryer.
 
Shtetasi grek është vetëdeklaruar si ish-punonjës i forcave speciale të policisë greke nga viti 1992 deri në vitin 2012.
 
Efthymious ishte përjashtuar nga forcat speciale të policisë greke, pasi rezultonte i dënuar për trafik droge në Gjermani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat