Tre të lënduar nga një aksident komunikacioni në Strumicë

Shqipëria

Tre të lënduar nga një aksident komunikacioni në Strumicë

Më: 3 shkurt 2018 Në ora: 12:35
Ilustrim

Tre persona janë lënduar në një aksident komunikacioni që ka ndodhur mbrëmë 40 minuta pas mesnate në Strumicë.

Në udhëkryqin mes rrugëve “Marshall Tito” dhe “Ristoman Popcevski” janë përplasur dy vetura të markës “Peugeot”. Vetura “Peugeot 308”, e drejtuar nga L.K.(50) dhe “Peugeot 407” me targa të Zvicrës, e drejtuar nga një i mitur, i lindur në vitin 2001, pa leje për vozitje.

Nga pasojat e përplasjes dy vozitësit dhe bashkëudhëtarja e të miturit kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dvrguar për trajtim mjekësor në spitalin e Strumicës.

Ekip i policisë ka kryer ekspertizë në vendin e aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat