I riu përplas furgonin e policisë dhe tenton të arratiset, por në fund e pëson

Shqipëria

I riu përplas furgonin e policisë dhe tenton të arratiset, por në fund e pëson

Më: 3 shkurt 2018 Në ora: 21:22
Policia e Shkodres

Një person i cili ka tentuar t’i shpëtojë postbllokut të policisë është arrestuar mbrëmjen e sotme nga Blutë e Shkodrës.

Bëhet me dije se ndalimi ka ndodhur zonën e Unazës Lindore, ku shtetasi Danjel Bunaj nga Laçi ka tentuar që t’i largohet postbllokut të policisë.

Në përpjekje për të shmangur forcat Shqiponja ai është përplasur me furgonin e tyre.

Mandej, 22-vjeçari ka humbur kontrollin ne mjetin e tij duke tentuar të futet në një kthese për të ikur në drejtim të paditur.

I riu ka përfunduar në prangat e policisë dhe po merret në pyetje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat