Policia e Shqipërisë me angazhime shtesë pas vërshimeve

Shqipëria

Policia e Shqipërisë me angazhime shtesë pas vërshimeve

Më: 4 shkurt 2018 Në ora: 13:05
Ilustrim

Shërbimet e Policisë janë angazhuar në ndihmë për banorët e Fierit, Vlorës e Shkodrës, pasi që banorët e këtyre vendeve kërkuan ndihmë nga organet e shtetit për t’i evakuuar në ndonjë vend të sigurt.

Sipas Policisë, në fshatin Theth të Shkodrës është kërkuar ndihmë për ta transportuar drejt spitalit të Shkodrës një shtetase të huaj, e cila ka shfaqur probleme shëndetësore.

Policisë thotë se të gjitha akset rrugore janë nën kontroll nga njësiti rrugor për të orientuar e ndihmuar drejtuesit e mjeteve për shkak të prezencës së ujit në rrugë apo të dëborës në zonat e thella.

“Banorët e këtyre zonave, tani janë nën mbikëqyrje të organeve kompetente për të marrë ndihmë nga fatkeqësitë natyrore. Në të gjitha Sallat Operative të Policisë është përforcuar shërbimi duke iu përgjigjur në kohë reale çdo telefonate të ardhur nga banorët në zona të ndryshme. Policia e Shtetit shprehi gatishmëri të plotë duke bashkëpunuar e koordinuar veprimet me Emergjencat Civile dhe për çdo nevojë dhe ndihmë nga forcat e policisë te kontaktojnë edhe përmes telefononit pa pagesë në nr. 112 dhe 119, thuhet në faqen zyrtare të Policisë së Shqipërisë”, thuhet në njoftim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat