Çfarë do të ndodhë këtë javë me KLGJ dhe KLP? Me short dhe pa konsensus, të enjten…

Shqipëria

Çfarë do të ndodhë këtë javë me KLGJ dhe KLP? Me short dhe pa konsensus, të enjten…

Më: 4 shkurt 2018 Në ora: 15:56
Komisioni i Ligjeve

Dy herë shorti vendosi për anëtarët jo gjyqtarë dhe jo prokurorë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe po dy herë lista pati të njëjtin fat në Parlament. U rrëzua për mungesë konsensusi.

Ligji parashikon që lista e herës së tretë mbetet në fuqi në rast se përsëri nuk bëhen 94 vota për miratimin e saj.

Fati i KLGJ dhe KLP duket i përcaktuar tani, me short dhe pa konsensus, të enjten përbërja e dy këshillave me mandat 5-vjeçar kalon në seancë plenare.

Ngritja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë shënon edhe fundin e mandatit te Prokurores së Përkohshme, por saga e mandatit të Arta Markut ashtu si edhe vetë reforma në drejtësi nuk përfundon këtu.

Dy këshillat nuk mund të ngrihen për shkak se kandidatët që vijnë nga radhët e Gjyqësorit dhe Prokurorisë nuk kanë kaluar ende procesin e Vettingut. Vonesa në filtrimin e kandidatëve që vijnë nga radhët e drejtësisë, zgjat jo vetëm mandatin e Arta Markut por vonon edhe zbatimin e reformës në drejtësi.

Për opozitën procesi për dy institucionet e drejtësisë është i delegjitimuar, ndërsa për Arta Markun ka gati amendamentin kushtetues që i ndërpret mandatin dhe i hap rrugën zgjedhjes së një tjetër prokurori të Përkohshëm deri në ngritjen Legjitime te Këshillit të Lartë të prokurorisë zgjidhje qe është e papranueshme për shumicën parlamentare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat