Situatë e rënduar nga reshjet edhe në Gjirokastër

Shqipëria

Situatë e rënduar nga reshjet edhe në Gjirokastër

Më: 4 shkurt 2018 Në ora: 18:58
Pamje nga vershimet

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar vështirësi në qarkullimin rrugor në disa zona të Gjirokastrës.

Bashkia e qytetit njofton se rruga që të çon për tek Parku i Antigonesë, një ndër destinacionet më të rëndësishme dhe më të vizituara nga turistët në këtë bashki është e bllokuar plotësisht.

Edhe Unaza e Gërhotit është e bllokuar për shkak të inerteve të shumta që janë derdhur në rrugë nga reshjet e shiut.

Ndërkohë, njoftohet për vështirësi në kalim edhe në rrugën që të çon në Paleokastër dhe Zhulat.

Për këtë shkak, Bashkia i kërkon qeverisë që të shpallë gjendjen e emergjencës.

Kërkesa motivohet me situatën e krijuar nga rrëshqitja e tokës në tri lagje të qytetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat