Elektricisti vdes në krye të detyrës, lë dy fëmijë jetimë

Shqipëria

Elektricisti vdes në krye të detyrës, lë dy fëmijë jetimë

Më: 4 shkurt 2018 Në ora: 21:06
Fatjon Hoxha

Fatjon Hoxha 32 vjeç nga Tropoja ka ndërruar jetë në krye të detyrës teksa punonte si elektricist. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pikërisht në rrethin verior të vendit. Hoxha ndërroi jetë në krye të detyrës dhe për rrjedhojë ka lënë pas dy fëmijë të mitur që janë tanimë jetimë dhe një bashkëshorte, e cila mbetet tani e ve.  

Pasditen e kësaj të shtune, Fatjoni nga Luzha e Tropojës, po punonte në fshatin Rragan për të rregulluar një defekt të shkaktuar nga moti i keq që përfshiu të gjithë vendin. Ai ndodhej bashkë me kolegë të tjerë, por fati i keq i ra atij, një djalë në kulmin e moshës.

Fatjoni u dërgua i pajetë në spitalin e Tropojës rreth orës 17:45, të pasdites së djeshme. Dyshimet janë se elektricisti ka gjetur vdekjen si pasojë e goditjes së rrymës elektrike. Ai ndërroi jetë për shkak se e zu korrenti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat