Vjosa del nga shtrati në Novoselë

Shqipëria

Vjosa del nga shtrati në Novoselë

Më: 5 shkurt 2018 Në ora: 08:28
Vjosa, arkiv

Mbrëmë, rreth orës 11:00 të darkës lumi Vjosa ka dalë nga shtrati në Novoselë.

Dalja e lumit ka krijuar vështirësi në kalimin nga Qendra Novoselë drejt fshatrave të zonës.

 Prurjet  rrezikuan që uji të dalë edhe në autostradën Levan-Vlorë.

Gjatë ditë së djeshme në Novoselë u evakuuan 70 familje, ndërsa janë strehuar tek të afërm, të tjerë kanë zgjedhur të srehohen në katet e dyta të banesave të tyre.

Nga prurjet e shumta të lumit edhe nënstacioni i hidrovorit të Akërnisë është permbytur ndaj aktualisht është terësisht jashte funksionimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat