Emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Rama dorëzohet para Xhafajt - Bota Sot
Emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Rama dorëzohet para Xhafajt

Shqipëria

E premte, 17 gusht 2018

Emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Rama dorëzohet para Xhafajt

Më: 5 shkurt 2018 Në ora: 14:09
Ardi Veliu

Duket se është gjetur edhe drejtori i ri i Policisë së Shtetit. Burime mediatike bëjnë të ditur se është emëruar Ardi Veliu.

Veliu ishte emri më i sponsorizuar nga ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Ky i fundit ka bërë edhe propozimin në tryezën e Edi Ramës, i cili e ka firmosur. Veliu zëvendëson në këtë post, Haki Çakon e shkarkuar pak javë më parë.

Ardi Veliu deri më tani ka mbajtur detyrën e drejtorit të Policisë së Tiranës. Në një konkurs të bërë pak ditë më parë për zëvendësuesit e  Çakos, Veliu doli i pari në listë.

Jetëshkrimi i Ardi Veliut:

Drejtues Ardi Veliu, ka lindur në 2 Mars të vitit 1972 në Delvinë. Wshtë i martuar dhe babai i dy fëmijëve. Nga viti 1987 deri në vitin 1991, kreu shkollën e mesme ushtarake “Skënderbej”.

Nga viti 1991 deri në vitin 1993 ka vazhduar studimet në Akademinë Ushtarake “Skënderbej”, në Tiranë.

Nga viti 1993 deri në vitin 1994  kryen studimet në Akademinë e Policisë në Tiranë.

Nga muaji Janar i 1994 deri në Qershor 1998 kryen studimet në Akademinë e Policisë në Ankara- Turqi.

Krahas këtyre studimeve, diplomohet edhe në Fakultetin  e Menaxhimit të Biznesit, Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë, studime të cilat i kreu në vitet 2003 -2007 pa shkëputje nga puna.

 Është diplomuar gjithashtu edhe në Bachelor Fakulteti  Juridik.

Ka përfunduar një sërë kursesh profesionale trajnuese të organizuara nga Pameca, ICITAP dhe OSBE brenda dhe jashtë shtetit, si, në Hungari, SHBA, Poloni, Itali dhe Akademinë e Sigurisë, Tiranë;

Ka përfunduar kursin  8–javor pranë qendrës ILEA, Budapest, organizuar nga  ICITAP.

Është një njohës i mirë i gjuhës Turke dhe Angleze.

Karriera profesionale:

Komandant i “Postës së Policisë”, Memaliaj, Tepelenë (1998-1999)

Shefi i Policisë së Rendit, Vlorë (1993-2002)

Shefi i sektorit të “Policisë me Uniformë”,  Drejtoria e Policisë, Vlorë (2002-2004)

Shefi i sektorit të Rendit, Drejtoria e Policisë, Vlorë (2004-2006)

Shefi i komisariatit të Policisë, Durrës (2013-2014)

Zëvendësdrejtor për Sigurinë, Drejtoria e Policisë, Tiranë (2014-2015)

Drejtor i Kolegjit te Policisë (Shkolla Bazë e Policisë) 2015 -2016

Drejtor i Policisë Rrugore ne Drejtorinë e Policisë se Shtetit 29.07.2016 – 27.04.2017

Nga data 28.04.2017 Drejtor i Drejtorisë Vendore te Policisë Tirane.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test