Basha me deputetët: Të enjten, interpelanca me Gjonajn të jetë ...

Shqipëria

Basha me deputetët: Të enjten, interpelanca me Gjonajn të jetë ...

Më: 5 shkurt 2018 Në ora: 15:36
Kreu i PD-së Lulzim Basha

 

Kreu i PD-së Lulzim Basha, ka mbledhur kryesinë e partisë dhe grupin parlamentar. Në mbledhje me ta, Basha është shprehur se ‘mazhoranca është në panik, pas gjithë këtyre skandaleve’.

Duke folur para deputetëve, Basha kërkoi që seanca e ditës së enjte të mos jetë si gjithë të tjerat, por të jetë e fortë dhe të nxirret në pah kapja e institucioneve nga Rama për të mbrojtur Saimir Tahirin dhe të tjerë ministra e politikanë.

‘Interpelanca me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjoni, do jetë një seancë e fortë kundër kapjes së çdo institucioni, për ti shërbyer mbrojtjes së Tahirit, të krimit, të ministrave të korruptuar’, thanë burimet nga selia e PD-së.

“Paligjshmëria dhe padrejtësia e mazhorancës nuk ka kufi. Syri, veshi, shpirti dhe zemra e qytetarëve duhet të jemi ne. Asgjë nuk do të jetë normale në seancë”, është shprehur kreu i PD-së para deputetëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat