Tentoi të vriste një anëtar të fisit Çapja, prokuroria rëndon akuzën për Hasanpapën

Shqipëria

Tentoi të vriste një anëtar të fisit Çapja, prokuroria rëndon akuzën për Hasanpapën

Më: 5 shkurt 2018 Në ora: 18:08
Shkëlzen Hasanpapa

Ka ndryshuar akuza për Shkëlzen Hasanpapën, i cili akuzohet për vrasjen e mbetur në tentativë ndaj një pjesëtari të fisit Çapja.

Edhe pse më parë, prokuroria kishte ngritur akuzën ndaj tij për kanosje, ditën e sotme organi i akuzës ka vendosur që ta ndryshojë atë, duke e akuzuar për “Vrasje duke rrezikuar jetën e shumë personave”.

Hasanpapa dyshohet si vrasës me pagesë, i cili në vitin 2016 ka tentuar që të vrasë Florenc Çapjan dhe mikun e tij, Bledar Muça, ndërsa po lëviznin me automjet.

Edhe pse ai qëlloi me breshëri mbi makinë në të cilin po udhëtonin dy personat, nga atentati mbeti i plagosur vetëm Muça.

Po ashtu, në këtë atentat mbeti e plagosur edhe një oficere policie.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat