Një ligj i ri për të nxitur punësimin në Shqipëri? Kush do të jenë përfituesit

Shqipëria

Një ligj i ri për të nxitur punësimin në Shqipëri? Kush do të jenë përfituesit

Më: 6 shkurt 2018 Në ora: 08:46
Ilustrim

Për vitin 2018, qeveria ka planifikuar miratimin e disa projektligjeve dhe vendimeve, për nxitjen e punësimit.

Këshilli i Ministrave ka planifikuar miratimin e një ligji të posaçëm për punësimin, i cili do të pasohet me një sërë vendimesh, për të mundësuar zbatimin e tij. Ligji i ri që po përgatitet konsiston në hapjen e vendeve të reja të punës, të cilat do të jenë të përhershme dhe cilësore.

Për të mundësuar punësimin e grupeve që do të jenë prioritet, qeveria do të subvencionojë pagën, sigurimet shoqërore dhe ato shëndetësore. Objekt i ligjit të ri dhe i projektvendimeve janë të papunët, por do të jenë disa kategori të përcaktuara në radhët e të papunëve, që do të përfitojnë të parë.

Përfituesit

Kategoritë që do të përfitojnë fillimisht janë të papunët në nevojë apo që trajtohen me ndihmë ekonomike, studentët që sapo kanë mbaruar studimet, kryefamiljaret nëna, kryefamiljaret vajza, personat me statusin e jetimit dhe personat me aftësi të kufizuara.

Në fokus për t’u punësuar do të jenë anëtarët e komunitetit rom dhe egjiptian. Gjithashtu, prioritet janë personat që i përkasin komunitetit të lesbikeve, gejve, biseksualëve dhe transgjinorëve. Po ashtu, prioritet do të jenë punëkërkuesit e papunë që kanë mbaruar arsimin e lartë brenda apo jashtë vendit.

Për këtë grup, ku përfshihen edhe të sapodiplomuar, qeveria do të mundësojë subvencionimimin e një financimi për çdo muaj praktike, në masën 100% të nivelit bazë të pagesës së papunësisë. Qeveria ka planifikuar edhe miratimin e një vendimi të posaçëm për programin e nxitjes së punësimit, nëpërmjet formimit në punë, i cili ka si qëllim formimin profesional të punëkërkuesve të papunë të pakualifikuar dhe më pas punësimin e tyre.

Mbështetja

Për të mundësuar punësimin e grupeve që do të jenë prioritet, qeveria do të subvencionojë pagën, sigurimet shoqërore dhe ato shëndetësore. Po ashtu, do të financojë çdo muaj praktike, në masën 100% të nivelit bazë të pagesës së papunësisë.

Nismat që do të miratohen për punësimit

Projektligj për nxitjen e punësimit. Identifikimi dhe skicimi i politikave të duhura nxitëse të punësimit në vend dhe të kualifikimit profesional të forcës së punës, me qëllim që të hapen vende pune cilësore dhe mundësi për aftësi gjatë të gjithë ciklit të jetës. Projektligji ka në qendër të tij rritjen e mundësive për punë të denjë nëpërmjet politikave efikase të tregut të punës, nxitjen e përfshirjes dhe kohezionit social, si dhe fuqizimin e tregut të punës.

Projektvendim për masën dhe kriteret e përfitimit nga programi i nxitjes së punësimit të punëkërkuesve të papunë, nga grupet e veçanta. Mbështetja e punëkërkuesve të papunë nga grupet e veçanta, duke ofruar një program, që i përputhet më mirë nevojave për punësim të këtij grupi vulnerabël.

Projektvendim për programin e nxitjes së punësimit, nëpërmjet formimit në punë. Qëllimi i zbatimit të programit të nxitjes së punësimit, nëpërmjet formimit në punë është formimi profesional i punëkërkuesve të papunë të pakualifikuar dhe më pas punësimi i tyre.

Projektvendim për masën e financimit, kriteret dhe procedurat e zbatimit të programit të nxitjes së punësimit të pun?k?rkuesve të papunë të rinj. Mbështetjen e punëkërkuesve të papunë të të rinjve me arsim të lartë, në fushat ku ata kanë ndërmarrë studimet, duke ofruar një program të kombinuar punësimi dhe formimi.

Projektvendim për programin e nxitjes së punësimit të personave me aftësi të kufizuara. Rritja e punësimit të punëkërkuesve të papunë, persona me aftësi të kufizuara (PAK) për t’iu përgjigjur më mirë nevojave brenda këtij grupi, nëpërmjet subvencionimit të pagës dhe sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

Projektvendim për programin e nxitjes së punësimit të grave dhe vajzave nga grupet e veçanta. Rritja e punësimit të punëkërkueseve të papuna femra, kryefamiljare dhe vajzat nëna, për t’iu përgjigjur më mirë nevojave brenda këtij grupi, nëpërmjet subvencionimit të pagës dhe sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

Projektvendim për programin e nxitjes së punësimit të të rinjve që kanë fituar statusin e jetimit. Rritja e punësimit të të rinjve nën moshën 30 vjeç, të cilët kanë fituar statusin e jetimit dhe janë të regjistruar si punëkërkues të papunë. Mbështetja e këtij grupi punëkërkuesish, duke ofruar një program, që kombinon formimin nëpërmjet punës me subvencionimin e pagës dhe sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

Projektvendim për masën e financimit, kriteret dhe procedurat e zbatimit të programeve të praktikave profesionale për punëkërkuesit e papunë që kanë mbaruar arsimin e lartë, brenda apo jashtë vendit. Kryerja e një përvoje pune të punëkërkuesve të papunë nga grupi i studentëve të sapodiplomuar, për t’iu përgjigjur më mirë nevojave brenda këtij grupi për praktikë profesionale pranë një biznesi apo ndërmarrjeje, nëpërmjet subvencionimit të një financimi për çdo muaj praktike, në masën 100% të nivelit bazë të pagesës së papunësisë.

Projektvendim për mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të agjencive private të punësimit. Rregullimin e marrëdhënieve të punës së punëmarrësve, që punësohen nga agjencia private e punësimit, e cila ushtron veprimtarinë e saj në cilësinë e punëdhënësit.

Projektvendim për përcaktimin e kohës që kalon ndihmësi për kualifikimin për njohuritë praktike pranë një mjeshtri dhe koha që kalon ai për njohuritë teorike në një institucion arsimor. Ndarja e kohës që kalon ndihmësi për kualifikimin për njohuritë praktike pranë një mjeshtri zejesh dhe kohës që kalon ai për njohuritë teorike në një institucion arsimor për të realizuar kualifikimin e tij për zejet, gjë të cilën mund ta ushtrojë vetëm në subjektet zejtare. Të drejtën për të realizuar kualifikimin e kanë vetëm subjektet zejtare të licencuara për këtë qëllim, të cilat vënë në dispozicion një vend të përshtatshëm, si për llojin ashtu edhe për bazën materiale të zejes.

Projektvendim për miratimin e Statutit të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive. Projektakti rregullon përbërjen e Këshillit Administrativ Trepalësh, organi drejtues i Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive dhe emërtimet sipas VKM-së nr. 503, datë 13.9.2017, “Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore që mbulon Ministria e Financave dhe Ekonomisë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat