"Ja pse aeroporti i Vlorës është një aferë korruptive" - Bota Sot
"Ja pse aeroporti i Vlorës është një aferë korruptive"

Shqipëria

E diel, 19 gusht 2018

"Ja pse aeroporti i Vlorës është një aferë korruptive"

Më: 6 shkurt 2018 Në ora: 15:46
ilustrim

Kreu i grupit parlamentar të PD, Edmond Spaho komentoi qëndrimin kundër të PD për ndërtimin e aeroportit të Vlorës.

Spaho tha se projekti është një aferë korruptive dhe nuk ka transparencë, ndërsa sipas tij nëse aeroporti del me humbje, shpenzimet do i paguajë qeveria me taksat e shqiptarëve.

“Ndërtimi i aeroportit të Vlorës është një aferë korruptive dhe mungon transparenca. Ne nuk kemi asnjë informacion për ofertën për aeroportin. Thuhet se këto dy kompani turke do e ndërtojnë aeroportin me paratë e veta, por kjo nuk është e vërtetë, pasi ato kanë kërkuar garanci pasurore. Pra nëse aeroporti nuk arrin fitimet dhe kushtet e parashikuara ose ka humbje do shpërblehet nga qeveria me taksat e shqiptarëve. Aeroporti i Vlorës nuk është investim privat. Një tjetër element është se do ndërtohet aeroport më i madh se i Tiranës, pra ky është biznes i marrë nga Tirana. Nëse sot fitimet janë 15 milionë lekë, ato do përgjysmohen, pasi aeroporti i Vlorës do marrë fluksin e Tiranës. Shqipëria nuk ka nevojë për dy aeroporte gjithëvjetor”- tha Spaho.

Ndërkohë i pyetur se pse opozita po bën rezistencë dhe nuk pranon kandidatët për KLGJ dhe KLP, deputeti demokrat tha se është shkelur kushtetuta dhe kandidatët nuk plotësojnë kriteret.

“Është shkelur kushtetua me mënyrën si eliminohen dhe kalojnë nëpër sitën e filtrave kandidatët dhe nuk plotësojnë kriteret. Ka njerëz që janë elmeninuar nga ONM dhe nuk duhet të jenë pjesë e KLP dhe KLGJ. Reformën në drejtësi po e pengon Edi Rama dhe kërkon të kapë drejtësinë”- tha ai.

Sa i përket hetimeve ndaj disa zyrtarëve të ARRSH për abuzimet me fondet e rrugës Tiranë-Elbasan, Spaho u shpreh se: “Për çdo akuzë të argumentuar të gjithë duhet të përballen me drejtësinë, por nuk duhet të jenë të motivuara politikisht. Por akuzat dhe hetimet nuk duhet të nisin me opozitën. Nuk duhet të ketë procese të ndikuara politikisht”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test