Strategjia e BE, Rama: Negociatat më pranë se kurrë

Shqipëria

Strategjia e BE, Rama: Negociatat më pranë se kurrë

Më: 6 shkurt 2018 Në ora: 17:41
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas paraqitjes së Strategjisë për Zgjerimin me vendet e Ballkanit Perëndimor nga Komisioni Evropian.

Përmes një statusi në profilin e tij në ‘Facebook’, Rama thotë nga çfarë thuhet në këtë raport, hapja e negociatave me Shqipërinë janë më afër se kurrë.

“Mirëpresim çka thuhet për Shqipërinë në strategjinë e BE. Negociatat më afër se kurrë. Pastaj gjithçka do varet nga fuqia e vrapimit tonë.”, -shkruan Rama.

Në dokumentin në fjalë, thuhet se Shqipëria dhe ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë janë duke shënuar progres të ndjeshëm në rrugët e tyre evropiane dhe Komisioni është i gatshëm të përgatisë rekomandimet për hapjen e negociatave të anëtarësimit, në bazë të kushteve të përmbushura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat